E Shtunë, 31 Tetor 2026

KËLLIÇ

Nga Flamur BËRDËLLIMA
Më kujtohet fare mirë, ku punoja hamall në fabrikën e miellit, se jo një herë, drejtori ynë i nderuar, i ndjeri Bilal Parruca, vinte dhe na thoshte: Çuna, sot duhet të transportoni 800 kuintal miell se ashtu është puna. Mbasi vdiq Halit Birra, shoku im i shtrenjtë, u bëra unë brigadier, dhe iu thosha çunave: KËLLIÇ. Për tjua shpjeguar, po ju them, se nga shneku deri tek transportieri, duhet të mbanim në kurrizët tanë absolutisht 1 000 thasë, secili 80 kg. Për ta përshpejtuar punën, thesin e parë e vinin horizontal të dytin vertikal pra (KËLLIÇ) dhe të tretin prapë horizontal pra 240 kg. Nga çunat, kishte disa me muskuj të dobët që nuk i mbanin dot, dhe rrëzoheshin dhe iu bëheshin hundët me gjak. Për të mos e zgjatur, dhe për ta bërë metaforë problemin: Asnjëherë nuk duhet KËLLIÇ.... sapo me thanë që në mënyrë të këlliçtë, qenka nisur për në Francë, në një kongres ndërkombëtar, një delegacion i atletikës shqiptare, me një kryetar, që nuk është hiç kryetar. Emrin nuk ia di mirë, por e di që mbiemrin e ka ULDEDAJ. Kurse kryetari legjitim, atleti i famshëm Gjergj Ruli, që është në një kalibër me Çlirim Ballukun, Vinçens Kazagjenin, Koço Mullën, etj., etj., rri dhe pi kafe i mërzitur tek taverna DAJTI, ku unë gjithashtu pi kafe çdo ditë me shokët e mi të ngushtë, tashmë të deklaruar, Kiço Blushi, Agron Çobani, Albert Shala, Kreshnik Tartari, Nasi Lera etj. KËLLIÇ! I legjitimuari nuk shkon, shkon i përkrahuri nga politika. Dëshiroj tju sqaroj se Gjergji, ka jetuar në San Marino, ku ëndërrojnë të rrinë dhe vetë italianët, fizioterapistë nga më të mirët e botës. Pra kompleksi i provincës bie, demek për të shkuar në Francë. Për të mos thënë që për lidhje gjaku, ai prej shumë kohësh ka pasaportën italiane. Pyetja që shtroj është: Po pse mor Zoti Uldedaj kaq cinik? Çështë kjo mani e madhështisë bosh? Vjen nga vetëdija apo nga nënvetëdija?
Në pozicionimin tim si biznesmen i dikurshëm, do të isha me ty, por ajo kurva që quhet e vërtetë, është Zoti im i vërtetë. Ju e keni parë edhe në faqet e kësaj gazete të nderuar, se si sporti është bërë një biznes pervers. Ku një trajner pederast si Arie Haan, fyen një popull të tërë. Mua si Flamur Bërdëllima, më duket, KËLLIÇ se si një popull i tërë, rri me disa letra përpara duarve, për të parë rezultatet e ndeshjeve, të pesë kampionateve më të rëndësishme të planetit. Hiqeni nga mendja se kjo nuk është një sëmundje. Hiqeni nga mendja se ky nuk është një bixhoz. Ikni ore shikoni kalamajtë dhe familjet tuaja të nderuara, sepse Loto Sporti ose Basti Sportiv, është një balsam me veprim shumë të shkurtër kohor. Dhe kjo është prapë KËLLIÇ. Hiqeni nga mendja, se nuk mund të ndodhë, që një popull i tërë mund të shkojë skiç. Pra KËLLIÇ. Hiqeni nga mendja se do të merresha me këtë problem, po të mos ishte me një impakt shumë të thellë social. Detaji i sotëm, vjen nga sporti por nuk është aspak sportiv. Me dhimbje them: Mos jemi vallë një popull me psikologji jetësore në rënie.      

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›