Krijimi Përmes recitatëve, arieve dhe koraleve ilustrohet procesi i krijimit të botës

Me muzikë nga Haydn, vepra do të shfaqet për publikun në datat 25, 26 dhe 27 prill
Pas shfaqjes së suksesshme Andrea Chenier, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit së shpejti do të shfaqë premierën Die Schopfung, Krijimi orator i inskenuar. Në këtë vepër, e cila pritet të ngjitet në skenën e operës do të marrin pjesë zërat më të talentuar të operës si dhe drejtues do të jenë emra të njohur të artit shqiptar. Muzika e oratorit të inskenuar vjen si kompozim nga Joseph Haydn, koreografia, skena dhe kostumet
Tony Candeloro, dirigjent kori Dritan Lumshi, ndërkohë si dirigjent i veprës do të vijë dhe prof. Zhani Ciko. Në këtë premierë do të interpretojnë solistët lirikë Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Emiljana Palushaj dhe të ftuar janë artistët Taehyun Jun, Cosimo Panozzo, tw cilwt do të shoqërohen nga solistët, trupa e baletit, kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB. Oratori i inskenuar do të shfaqet për publikun në datat 25, 26, 27 prill. Orator i inskenuar Krijimi u prezantua për herë të parë në Vjenë (në Pallatin Schëarzenberg) në prill dhe maj të 1798 për një publik të zgjedhur. Për publikun, u vu në skenë për herë të parë në mars të vitit 1799 në Burgtheater të Vjenës. Premiera pati një sukses të madh dhe u rivu në skenë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës së Hajydnit. Më pas Oratori u përkthye në anglisht, dhe u vu në skenën e Convent Garden të Londrës në vitin 1800 dhe pas kësaj, kompozitorët u autorizuan ta përkthenin në të gjitha gjuhët europiane. Një ripërpunim i ri për tre zëra solistësh, kor e orkestër tungjesh (me instrumente tunxhi) u vu në skenë për herë të parë në 19 korrik 2006 në përfundim të Festivalit Thurn und Taxi të Ratisbonës, ku mori pjesë kori i zërave të bardhë Regensburger Domspatzen si dhe Sëiss Army Brass Band. Një shfaqje tipike e Krijimit zgjat deri në 1 orë e 45 minuta. Në oratorin e inskenuar bie në sy një pjesëmarrje e shumtë artistëve të njohur të skenës, të cilët kanë disa ditë që po përgatiten për këtë shfaqje, që pret të rrëmbejë duartrokitjet e publikut në skenën e operës.
Krijimi sipas Haydn
Ideja për të kompozuar veprën Krijimi, piqet tek Hayden mes viteve 1791 dhe 1795, gjatë njërit prej udhëtimeve të tij në Londër. Në Londër, Hayden pati mundësi të njihte oratorët e Hendelit dhe kish mbetur shumë i impresionuar prej tyre. Oratori i Hendelit prej asaj kohe do të përbëjë stimulin dhe modelin ideal të oratorëve që do të kompozojë më vonë Hayden. Teksti i Krijimit është marrë nga poema e Lindley, bazuar në pjesën më të madhe në poezinë Paradiso perduto të John Milton, material të cilin në fakt Hendeli kish dashur ta kompozonte. Përmbajtja e Krijimit ndahet në tre pjesë: e para, tregon krijimin e elementëve natyralë, pas preludit instrumental që përshkruan kaosin e fillimit; në pjesën e dytë ilustrohet krijimi i kafshëve, deri tek qenia më e lartë, njeriu, imazhi i drejtpërdrejtë i Zotit; pjesa e tretë konsiston në një soditje idilike të Parajsës tokësore të banuar nga Adamo dhe Eva akoma të paprekur nga mëkati. Muzikalisht, përmes ndërthurjes së recitativëve, arieve, pjesëve të përbashkëta, koraleve, shpërthen dhe ilustrohet gjithë procesi i krijimit të botës, që prej ndarjes së dritës me errësirën deri tek Adami dhe Eva në parajsën tokësore. Në një krahasim mes Krijimit të Hayden dhe një oratori hendelian (për shembull Messiah) vihet re diferenca mes një koncepti barok të artit dhe një koncepti klasik të ushqyer nga fara iluministe. Kontrastet e mëdha të ngjyrave dhe tingullit, të cilat nga Hendeli u realizuan me efekte masivë, tek Hayden u zëvendësuan nga një logjikë e kujdesshme elementesh shprehës.