E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan Withers, Fahri Balliu diplomatik i Edi Ramës, vetëdemaskohet si përgjegjësi kryesor për prishjen e zgjedhjeve të 28 qershorit

Nga Kastriot MYFTARAJ 
Fragment nga libri: Diplomacia amerikane në Shqipëri: Dridhu nëno e ki frikë, kë po cakton ambasador ajo Amerikë
Ambasadori amerikan Withers ngjan shumë me Fahri Balliun, ashtu i shkurtër. i shëndoshë dhe tullac. Të dy i bashkon dhe implikimi në aferën e Gërdecit. Të dy i bashkon dhe karriera diplomatike. Withers është sot diplomat, ndërsa Fahri Bariu ka qenë kur Berisha ishte herën e parë në pushtet. Të dy kanë pasur afera skandaloze kur kanë qenë në diplomaci. Fahri Balliu, kur ishte diplomat në Shkup, iku nga Maqedonia i fshehur në bagazhin e makinës për shkak të aferave që kishte bërë, ndërsa Withers u bë gati të arratisej po kështu nëse do të dilte fajtor nga hetimi në SHBA, ku u kursye vetëm nga fakti se në SHBA ai që është Ministri i Drejtësisë ka dhe kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm, dhe qeveria amerikane nuk donte të ndëshkonte ambasadorin e saj, se kjo do të mbahej mend për keq në Shqipëri. Fahri Balliu ka një sens prej palaçoje, gjë që nuk i mungon as ambasadorit Withers, i cili nuk hezitoi të bëjë palaçon në Portokalli për komoditetin e Edi Ramës. Withers dhe Balliu ndryshojnë, ose më saktë edhe këtu bashkohen, në një gjë. Fahri Balliu është i Berishës, ndërsa Withers, për disa kombinacione ndërkombëtare, është bërë Fahri Balliu diplomatik i Edi Ramës. Madje Withers nuk heziton që të bëjë për Edi Ramën dhe atë shërbim që bën Fahri Balliu për Berishën, pra të bëjë opinionistin në media, siç bëri ditën e enjte në emisionin Top Story të Sokol Ballës.
Ambasadori Withers, me fjalët që tha ditën e enjte në emisionin Top story u vetëzbulua si njeriu kryesor që qëndron pas planit për t i prishur zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. E gjithë kjo është pjesë e një agjendës të Edi Ramës për të siguruar një mazhorancë parlamentare aq të madhe sa jo vetëm të mos ketë nevojë për LSI, por të përballojë dhe rrjedhjet e paevitueshme të deputetëve të partisë së tij, pas ndarjes së pushtetit. Ambasadori Withers bëri të vetin argumentin kryesor të Edi Ramës për kontestimin e zgjedhjeve të ardhshme, atë të 750 mijë qytetarëve pa pasaporta, të cilët nuk mund të votojnë nëse nuk pajisen me karta. Ambasadori Withers u shpreh:     
Ne jemi veçanërisht të shqetësuar në lidhje me një grup prej rreth 700 mijë qytetarësh që nuk kanë as pasaportë, as letërnjoftimet e reja për të votuar. Mendoj se është shumë e rëndësishme për besueshmërinë e këtyre zgjedhjeve, që këta qytetarë të jenë fokusi kryesor, që, kur të vijë dita e zgjedhjeve, kjo e drejtë e votës, të jetë një fakt i demonstrueshëm dhe jo diçka që shpresonim të ishte. Në fakt, kjo është edhe një nga kritikat e forta të opozitës, e cila e konsideron procesin të dështuar.
Me këtë deklaratë ambasadori amerikan, praktikisht vuri si standard për t i gjykuar këto zgjedhje, standardin më të lartë të mundshëm, atë që këto zgjedhje të jenë perfekte, gjë që realisht mazhoranca e sotme nuk mund ta bëjë, edhe sikur të ketë gjithë vullnetin për këtë gjë dhe këtë Withers e di mirë. Ambasadori amerikan e di shumë mirë se, pajisja e popullsisë me karta identiteti mund të bëhej nëse mazhoranca e majtë do të kishte përfunduar gjatë tetë vjetëve që ishte në pushtet regjistrin kombëtar dixhital të gjendjes civile, në mënyrë që pastaj mazhoranca e sotme të mund të fillonte procesin e pajisjes së shtetasve me karta identiteti që në fillim të ardhjes së saj në pushtet, dhe të kishte katër vjet kohë për t u bërë kjo gjë. Nuk është e vështirë që ta kuptosh se përse opozita e sotme nuk e bëri regjistrin kombëtar të zgjedhësve, me anë të një kompanie të huaj të specializuar, siç bëri mazhoranca e sotme. Një regjistër kombëtar i zgjedhësve me parametra perëndimorë minimizonte hapësirën për manipulim të zgjedhjeve. E megjithatë, nuk dëgjuam ndonjë ambasador amerikan që t ia kërkonte me forcë këtë gjë qeverisë së majtë të para vitit 2005.
Dikush mund të thotë se sot gjërat ndryshojnë se jemi anëtarësuar në NATO dhe duhet të zhvillojmë zgjedhjeve sipas standardeve të vendeve të NATO. Shumë bukur! Por opozita e sotme e majtë pretendon se arritja e standardeve për të hyrë në NATO është edhe kontribut i saj. Atëherë çfarë ka bërë opozita e sotme kur ishte në pushtet për dy gjërat kryesore që duhen për të realizuar një proces zgjedhor të denjë për vendet e NATO, dy gjëra që janë regjistri kombëtar elektronik i gjendjes civile dhe kartat e identitetit? Asgjë! Prandaj opozita e sotme ka humbur të drejtën që të kërkojë zgjedhje sipas standardeve të vendeve të NATO.   
Kur mazhoranca e sotme ishte në opozitë, para vitit 2005, ajo ka bërë kritika të mëdha për standardin e zgjedhjeve të organizuara nga e majta në pushtet dhe kur i krahason me përgjigjet që qeveria e majtë u jepte ankesave të opozitës së atëhershme, ankesat e sotme të PS të duken si qiqra në hell. Opozita e sotme është në gjendje që të japë shifrën prej 750 mijë zgjedhësish pa pasaporta, falë faktit se sot ka një regjistër kombëtar zgjedhësish të realizuar nga qeveria e sotme. Ndërsa opozita e djeshme e djathtë nuk mund t i vërtetonte katërcipërisht ankesat e saj të përhershme për listat e zgjedhësve për shkak se qeveria socialiste gjatë tetë vjetëve nuk e mbajti premtimin e saj për të bërë regjistrin kombëtar të zgjedhësve. Asnjë ambasador amerikan gjatë tetë vjetëve që PS ishte në pushtet nuk i kërkoi qeverisë së majtë që të krijonte një infrastrukturë të tillë zgjedhore që të bëhej e mundur të verifikohej lehtë nëse ishte mohuar e drejta e votimit qoftë edhe një qytetari të vetëm.
Opozita e sotme, me anë të Kastriot Islamit, kërcënoi, në mënyrë kurioze në të njëjtën ditë që ambasadori Withers do të dilte në Top story, se nëse nuk sigurohet pajisja e zgjedhësve me karta falas deri në zgjedhje, do të shkallëzojë protestat e saj, duke kërcënuar praktikisht me luftë civile. Mazhoranca e sotme, kur ishte në opozitë, në vitin 2000, pas zgjedhjeve vendore ku Edi Rama u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie, zhvilloi protesta me ankesa para të cilave kjo që bën PS sot duket si luks.
Ne kemi qenë dëshmitarëve të zgjedhjeve vendore të 2000, kur opozita e atëhershme kërkoi hard diskun me listën e përgjithshme të zgjedhësve dhe nuk iu dha me pretendimin se ishte sekret?! Opozita e atëhershme donte të provonte se përjashtimi i qytetarëve nga listat e zgjedhësve ishte bërë mbi bazën e votimit për referendumin për Kushtetutën, në të cilin opozita e atëhershme u kishte bërë thirrje mbështetësve të saj të abstenonin duke mos marrë pjesë. E megjithatë atëherë ambasadori amerikan i kohës, i quajti zgjedhjet si brenda standardeve dhe e përgëzoi qeverinë për realizimin e tyre. Për protestat e opozitës së kohës, ndaj zgjedhjeve të vitit 2000, u ndalua nga policia kryetari i opozitës së atëhershme Berisha dhe u vra një protestues në qytetin e Bajram Currit, akt për të cilin qeveria e atëhershme shpërbleu publikisht disa oficerë policie. Nëse opozita e sotme ka të drejtë të protestojë ndaj këtyre lloj zgjedhjeve që priten, çfarë duhet thënë për qëndrimin e opozitës së sotme kur ishte në pushtet në vitin 2000 ndaj mazhorancës së sotme e cila atëherë ishte në opozitë?
Dy vjet para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, qeveria e majtë, si përgjigje për kritikat e opozitës për pasaktësitë e njëanshme në listat e zgjedhësve shpalli se do të bënte regjistrin e zgjedhësve dhe kartat elektorale personale të zgjedhësve, për të siguruar opozitën se zgjedhjet do të qenë të ndershme. Pasi kjo gjë nuk u arrit në zgjedhjet vendore të vitit 2000, qeveria e atëhershme e majtë deklaroi se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 shqiptarët do të votonin patjetër me karta elektorale të cilat do të jepeshin falas. Por kjo gjë nuk u bë dhe edhe kartat që u shpërndanë dolën jashtë parametrave se paratë i vodhi ministri i pushtetit vendor i kohës, i ngarkuar me këtë detyrë, Blendi Klosi, i cili sot del dhe flet në emër të PS për paaftësinë e qeverisë së sotme për t i pajisur zgjedhësit me karta identiteti. Edhe këtë herë ambasadori amerikan i kohës heshti.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2003, unë kam një eksperiencë personale me një episod qesharak të shkaktuar nga manip

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›