Rama: Berisha, larg duart nga vota
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i ka bere thirrje dje nga Belshi, kryeministrit Sali Berisha qe te mos guxoje te preke voten e lire te shqiptareve me 28 qershor. Ne vijim te turit te tij elektoral ne Qarkun e Elbasanit, kryesocialisti eshte fokusuar ne fjalen e tij tek zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit. "Mos guxo te prekesh voten e lire te shqiptareve ne zgjedhjet e parlamentare te 28 qershorit", iu drejtua kreut te ekzekutivit shqiptar, lideri i Partise Socialiste. Duke theksuar nevojshmerine e zgjedhjeve te lira, te ndershme, si nje vend i cili eshte i anetaresuar ne NATO dhe qe pret te anetaresohet ne Bashkimi Evropian, Rama nenvizoi se kush guxon te preke voten ka cenuar gjene me te shtrenjte te ketij populli. Nje tjeter shqetesimi i permendur nga kandidati per postin e kryeministrit te koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim", eshte dhe mundesia e perdorimit te leternjoftimeve te falsifikuar per te votuar ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Askush te mos guxoje te votoje me dokumente te falsifikuara", drejtoi thirrjen kryetari i Partise Socialiste. Ne te njejten kohe, nje shqetesim i ngritur ne lidhje me standardet e zgjedhjeve eshte dhe qendrimi i Policise se Shtetit per sigurimin e rendit dhe zbatimin e ligjit. Krahas thirrjeve te drejtuara nga selia roze, kryesocialisti drejtoi thirrjen ndaj Policise se Shtetit, nga takimi me qytetaret e komunes Belsh te Qarkut Elbasan, se kjo strukture duhet te zbatoje ligjin. "Policia e shtetit te zbatoje ligjin dhe jo te vihet ne sherbim te ketij lloj shteti", tha gjate fjales se tij Rama. Ne perfundim, lideri i selise roze, sqaroi se ata qe do te perpiqen te demtojne procesin zgjedhor, do te pergjigjen para ligjit dhe kombit. Krahas takimit ne komunen Belsh, paraditen e djeshme, kryesocialisti ishte i pranishem ne qendren hekurudhe te qytetit te Elbasanit, nga ku sulmoi kryeministrin Berisha per prapambetje dhe imazhe te shekullit te kaluar. Per te kritikuar qeverisjen e Berishes, Rama zgjodhi stacionin e trenit ne kete qytet, qe sipas tij eshte shembulli tipik i kesaj prapambetje. "Jemi ketu per te treguar shembullin e nje keqqeverisje. Sali Berisha erdhi ne Elbasan per te ripremtuar, riperteritjen e ketij stacioni mjaft te rendesishem per Elbasanin dhe gjithe Shqiperine, por qendroi ne rrugen e vjeter te nje transporti qe tregon akoma prapambetjen dhe imazhin e shekullit te kaluar", deklaroi nga stacioni i trenit, Edi Rama. Me tej, ai i kerkoi kreut te shtetit qe t'ju shpjegoje elbasanasve dhe shqiptareve, se cfare po ndodh me pasurine kombetare. "Nga ana tjeter Sali Berisha duhet t'i shpjegoje qytetareve te Elbasanit, lidhur me keqadministrimin e nje pasurie duke filluar nga humbjet e buxhetit te shtetit dhe pronat tona te perbashketa ne fusha, plazhe, kodra, male, pyje, te cilat jane trajtuar si nje prone pa zot, qe jane bere copa e cika nga korrupsioni i kesaj qeverie", drejtoi thirrjen Rama.
"Ndodhem per te deshmuar kete prapambetje te madhe, te kesaj pjese kaq te rendesishme per kete qyteti, i cili pas 28 qershorit do te jete ne vemendjen tone dhe bashke me qytetaret e Elbasanit, do ta kthejme ne nje qytet me nje perspektive te re, ne nje qytet me rruge te reja dhe zhvillim", premtoi Rama. D.Dedej/F.Salliu
"Ndodhem per te deshmuar kete prapambetje te madhe, te kesaj pjese kaq te rendesishme per kete qyteti, i cili pas 28 qershorit do te jete ne vemendjen tone dhe bashke me qytetaret e Elbasanit, do ta kthejme ne nje qytet me nje perspektive te re, ne nje qytet me rruge te reja dhe zhvillim", premtoi Rama. D.Dedej/F.Salliu