E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH, 81 persona në Prokurori

Propozohet që Drejtoria e Rrugëve të kthehet në ent dhe të jetë nën varësi të Kryeminsitrit


Gjatë vitit 2008, nga KLSH-ja janë bërë 32 kallëzime penale, për 81 persona, me një vlerë dëmi prej rreth 1.8 miliardë lekësh. Nga këto, organet e Prokurorisë kanë pezulluar dy dhe kanë nën hetim 30. "Nga 147 kontrolle të planifikuara për evadim, janë përfunduar dhe evaduar 152 kontrolle",- thotë raporti vjetor.

Në ministritë dhe institucionet qendrore, ekspertët e KLSH-së kanë kryer 31 kontrolle, 52 në bashki, komuna e minibashki. Në degët e tatim-taksave dhe doganave janë ushtruar 22 kontrolle, 12 të tilla janë ushtruar në njësitë dhe projektet me financim të huaj dhe 24 në institucionet financiare dhe shoqëritë me kapital të përbashkët shtetëror.

Ndërsa masat me karakter administrativ arrijnë në 1.169 dhe KLSH-ja raporton se janë zbatuar plotësisht 925 prej tyre, pjesërisht 16 dhe janë në proces 75 të tjera. Për 153 raste nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse. KLSH-ja vëren se ka një rritje të numrit të realizimit të masave administrative dhe disiplinore, vit për vit, me rreth 1 për qind.


Propozimi


"Për përmirësimin e gjendjes dhe rritjen e efektivitetit në përdorimin e fondeve publike për infrastrukturën rrugore, KLSH-ja i ka propozuar Këshillit të Ministrave që të bëhet ristrukturimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, me qëllim që kjo drejtori të jetë më e përgjegjshme dhe më prezente me autoritetin e saj në të gjithë proceset që lidhen me administrimin dhe përdorimin e fondeve publike...",- thuhet në raport.

KLSH-ja ka propozuar shndërrimin e DPRR-së në Ent Kombëtar me kompetenca të gjera dhe nën varësi të Kryeministrit.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›