Konfindustria: Të eliminohen kompanitë-piramidë
30/03/2009 Gjergj Buxhuku: Humbjet e këtyre kompanive janë “bomba me sahat” për bankat
Komuniteti i biznesit i kërkon administratës tatimore të ngrejë struktura të posaçme
Grupimi i biznesit të industrialistëve i kërkon administratës tatimore të nisë procedurat e falimentit për kompani të ndryshme fantazmë, të cilat prej shumë vitesh dalin me humbje. Rreziku më i madh, sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustisë, Gjergj Buxhuku, është më i dukshëm në sistemin bankar. Buxhuku i ka cilësuar këto si “bomba me sahat”. “Konfindustria shpreh shqetësimin për praninë në rritje të të ashtuquajturave “zinxhir të kompani piramidale të fshehura” në ekonominë shqiptare. Konfindustria ka paraqitur kërkesën zyrtare ndaj Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve për të ndërmarrë sa më shpejt veprimet ligjore të domosdoshme për të luftuar dukurinë e “zinxhirit të kompanive piramide të fshehura”, që rezultojnë me humbje faktike disavjeçare financiare, paaftësi likuiditeti “cash” të mbuluar në formën e detyrimeve të ndërsjella në natyrë”, theksoi në fjalën e tij administratori i Konfindustrisë. Ky grupim i ka dërguar një kërkesë zyrtare Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve për të ngritur struktura të posaçme brenda sistemit të tatimeve. “Kërkojmë të fillojnë procedurat e falimentit ligjor për subjektet apo shoqëritë me humbje financiare të njëpasnjëshme 2-vjeçare si dhe transferimin e detyrimeve përkatëse financiare bazuar në ligjin "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Është rreziku i qartë dhe mundësia reale, që shuma të mëdha të kredive të dhëna me mungesë të theksuar profesionalizmi dhe deri subjektivizëm dhe korrupsion nga bankat e nivelit të dytë sidomos në 3-4 vitet e fundit, të jenë përfituar dhe të kenë mbajtur në këmbë biznese piramidë, që rezultojnë prej vitesh me humbje, duke krijuar pas vetes edhe një zinxhir të madh kreditorësh”, - nënvizoi Buxhuku. Sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustrisë, humbjet e këtyre kompanive piramidale janë rritur me kalimin e kohës. “Maskimi i tyre në vite nëpërmjet kredive bankare të dhëna me subjektivizëm ose paaftësi, janë një "bombë me sahat" për sistemin bankar, për mirëqenien e qytetarëve shqiptar dhe për vetë zhvillimin ekonomik të vendit”, - tha Buxhuku.
Tre formularë
Për realizimin e verifikimeve të ndarjes së sipërfaqeve me vendimin e Këshillit të Ministrave është miratuar tapia e re që do të përdoret për të gjitha vendimet që do të japë Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Në vendimin e Qeverisë është saktësuar në mënyrë të qartë forma e llogaritjes së re të tokës së fituar pas vitit 1991, si dhe dokumenti që do të lëshohet për t’u regjistruar në hipotekë. Në Fletoren Zyrtare tashmë janë saktësuar 3 formularë, që do të plotësohen prej komisionit vendor, të cilët ndahen në të dhënat e tokës që hiqet ose shtohet, deri në vendimin për kalim regjistrimin në hipoteka.
Komisionet
Komisionet vendore për Vlerësimin e Titujve të Pronësisë kanë nisur të funksionojnë prej muajit tetor të vitit të kaluar. Që prej asaj kohe këto komisione kanë pritur vetëm ankesat dhe kërkesat e qytetarëve. Ligji ka përcaktuar që brenda tre vjetëve të mbyllet ky proces i verifikimit. Të gjitha sipërfaqet fizike, por edhe ato që do të zhdëmtohen me vlera monetare do të kalojnë për llogari të ish-pronarëve të vjetër. Komisioni vendor i kërkon zyrës së hipotekës konfirmimin e gjendjes juridike aktuale të pronësisë, për ngastrën apo ngastrat dhe në bazë të dokumentacionit të krijuar pranë tij, vendos për korrigjimin ose jo të tapisë.