KLSH: Abuzimi me zonat turistike
Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton 150 milionë lekë të reja shkelje në bashkitë dhe komunat për ndërtimet pa leje dhe për shitblerje të truallit të pronave publike. Abuzimet janë evidentuar nga KLSH për vitin 2007-të kryesisht në zonat bregdetare. Në Radhimë, Orikum, Vlorë, por edhe në Komunën Dajt janë piketuar shkelje nga KLSH që bien në kundërshtim me Ligjin 7501, për tokën, por edhe për aktet e shitblerjeve që janë bërë në formë abuzive. Sipas kontrollit të KLSH-së për regjistrimin e pronës dhe në fushën e urbanistikës, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kontrolle në këshillin e Qarkut Vlorë, Korçë, Komunën Dajt dhe Bashkinë Orikum. Shkeljet financiare me dëm ekonomik në Komunën e Dajtit kapin shifrën 149 milionë lekë, ndërsa në bashkitë Vlorë dhe Korçë ky dëm nuk shkon më shumë se 2 milionë. Pjesa më e madhe e këtij dëmi është shkaktuar nga mospagimi i 1% të vlerës së investimit "për financimin e studimeve urbanistike", në kundërshtim me nenin 51, të Ligjit 8405, për urbanistikën, me Ligjin nr. 8982 për sistemin e taksave dhe tarifave vendore. Në Qarkun Vlorë dhe Orikum, nga komisionet e ndarjes së tokës janë dhënë akte të marrjes së tokës në pronësi apo përdorim për sipërfaqen 123.14 ha për fshatin Orikum, Tragjas dhe Radhimë të ndara në zonë me përparësi në zhvillimin e turizmit, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 88 datë 1 mars 1993. Janë dhënë akte të marrjes së tokës në pronësi apo përdorim për sipërfaqen 255610 m katror, në një kohë kur sipas librit të ngastrave nuk figurojnë në zërin kadastral "arë" dhe nuk janë objekt i Ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 "për tokën". Janë ndarë më tepër 157 mijë metra katrorë tokë bujqësore sesa sipërfaqja që kanë pasur parcelat në fakt. Janë konstatuar 27 raste, ku aktet e marrjes së tokës në pronësi janë me mbivendosje, deri në tre pronarë me të njëjtin lloj akti dhe për të njëjtën parcelë.
Nga kontrolli i KLSH, ka rezultuar se nga ish-komisioni i tokës për fshatin Linzë është ndarë për tokë "arë" sipërfaqja prej 35350 metra katrorë, e cila sipas librit të ngastrave figuron në zërin kadastral "pyll", veprime këto në kundërshtim me Ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991 "për tokën" dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 256 datë 2.8.1991 "për ndryshimin e kalimin në gjendjen e tokave dhe detyrat e kadastrës". Për fshatin Radhimë dhe Tragjas pas regjistrimit fillestar të kryer nga ZRVPP në bashkëpunim me Agjencinë Topografike kanë rezultuar të regjistruar sipërfaqe toke më tepër se dokumenti ligjor "akti i marrjes të tokës në pronësi" në shumën 1282328 metra katrorë. Për këtë, KLSH ka kërkuar që ZVRPP të trajtojë të gjithë përfituesit në sasinë e kufirit ligjor të përcaktuar në agjencinë topografike, duke bërë edhe rregullimet përkatëse në kartelën e pasurive të paluajtshme, deri në zgjidhjen ligjore të këtyre përfitimeve pasurore të paluajtshme nga Komisioni qeveritar i Tokës pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Drejtësisë, si edhe institucioneve të tjera shtetërore, të cilat administrojnë pasuritë publike. Nga kontrolli në zyrën e administrimit, menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, Bashkia Orikum dhe në sesionin e administrimit dhe mbrojtjes së tokës pranë këshillit të Qarkut Vlorë, ka rezultuar se në to nuk gjendej dokumentacioni bazë për procesin e ndarjes së tokës si konkretisht, origjina e pronës e vitit 1945, regjistri i bashkëthemeluesve të kooperativës bujqësore, certifikata e trungut familjar 1945-1956, certifikata e trungut familjar e vitit 1991, deklarata e ish-punonjësve, të cilët kanë hequr dorë nga e drejta e marrjes së tokës etj.