PD injoron aleatët, dështon takimi i dytë
Partia Demokratike ia dredh aleatëve për reformën zgjedhore. Dje, ka përfunduar pa asnjë rezultat tavolina e ekspertëve të kampit të djathtë për reformën elektorale. Dështimi i dytë ka ardhur pasi nuk u gjet një gjuhë e përbashkët një ditë më parë mes Kryeministrit Berisha dhe kryetarëve të partive të vogla të djathta. Takimi i djeshëm është zhvilluar në nivel teknikësh në Kryeministri midis këshilltarit të Kryeministrit dhe këshilltarëve ligjorw të partive të vogla. Të vetmit deputetw të pranishwm nw tavolinën e të djathtëve kanw qenw republikani Arjan Madhi dhe demokristiani Ndue Shpani. Pjesa tjetër ishin këshilltarë juridikw të partive të vogla. Ata janë pritur në Kryeministri nga këshilltari ligjor i Kryeministrit Berisha, Oert Bylykbashi, dhe takimi mes tyre nuk ka konkretizuar asnjë rezultat përfundimtar. Duket qartë në këtë mënyrë se tryeza e djathtë është vetëm një manovër e lidershipit të kampit blu për të devijuar me diplomaci partitë e vogla nga reforma zgjedhore. Partia Demokratike duket e bindur në faktin se siguron numrin e duhur të votave në Kuvend për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë për reformën zgjedhore. Kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp mesditën e djeshme, ka deklaruar qartë në lidhje me bashkëpunimin e tij me aleatët, se reforma elektorale nuk cenon asnjë parti aleate të PD-së, por ndihmon në integrimin e vendit. "Kjo reformë është zhvillim madhor për interesin e vendit dhe po diskutohet me të gjithë faktorët. Ajo nuk synon cenimin e interesit të asnjë force politike, por, përkundrazi, synon një hap tjetër të madh përpara drejt projekteve madhore të vendit e kombit, integrimin", u shpreh shefi i mazhorancës, Sali Berisha. Berisha nuk ka preferuar qw të përgjigjet më tej në lidhje me bashkëpunimin e tij me aleatët apo për çështjet më të fundit që duket se kanë tronditur politikën shqiptare. Loja e demokratëve pritet qw të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të zhvilluar tryeza të tjera mes aleatëve. Megjithatë duket qartë se partia më e madhe në vend nuk ka ndërmend qw të tërhiqet nga ideja e saj nw lidhje me sistemin zgjedhor dhe nga bashkëpunimi me partinë më të madhe opozitare. PD-ja dhe PS-ja, nga rivale të padiskutueshme, tashmë duket se i janë futur një rruge të përbashkët, për të cilën nuk kthehen prapa. Loja e sinqertë mes dy forcave politike më të mëdha është kthyer në një lojë jo të pastër, e cila luhet mbi kurriz të atyre që janë më të vegjël në sferën politike shqiptare. Duket se Berisha po e kërkon kompromisin jo te të gjithë aleatët e tij, por vetëm te një numër i konsiderueshëm i tyre. Menjëherë pas përfundimit të tryezës së djeshme të ekspertëve, Partia Republikane ka mbledhur kryesinë e saj për të diskutuar mbi pikat që janë propozuar nga PD-ja për reformën zgjedhore. Aleatët e djathtë nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët me liderin e partisë më të madhe në vend, Sali Berishën. Një ditë më parë, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, dhe ai i demokristianëve, Nard Ndoka, deklaruan se do të ketë një tryezë të dytë në nivel teknikësh, për të diskutuar ndryshimet që priten në Kushtetutë për reformën elektorale. Kjo tryezë nuk zgjidhi asgjë, duke lënë sërish aleatët me gisht në gojë.
"Berisha nuk i pëlqeu propozimet tona për ndryshimet në Kushtetutë, dhe as ne nuk i pëlqyem ato që na ofroi ai", u shpreh një prej kryetarëve të partive të djathta pas tryezës së shumëpritur, e cila nuk konkretizoi asgjë dy ditë më parë. Shpresat e të vegjëlve ishin të vakwta në takimin dytë, i cili nuk u organizua nga Kryeministri Berisha, por këtë herë nga një prej këshilltarëve të tij.
"Berisha nuk i pëlqeu propozimet tona për ndryshimet në Kushtetutë, dhe as ne nuk i pëlqyem ato që na ofroi ai", u shpreh një prej kryetarëve të partive të djathta pas tryezës së shumëpritur, e cila nuk konkretizoi asgjë dy ditë më parë. Shpresat e të vegjëlve ishin të vakwta në takimin dytë, i cili nuk u organizua nga Kryeministri Berisha, por këtë herë nga një prej këshilltarëve të tij.