E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna Dajt, 2 milionë lekë për telefona dhe shpërblime

Rreth 2 milionë lekë janë shpërdoruar në Komunën e Dajtit si pasojë e shpenzimeve në fushën e telefonisë celulare. Brenda kësaj vlere, dëmi ka ardhur edhe si pasojë e shpërblimeve, të cilat janë dhënë në këtë komunë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Rastet e abuzimit janë evidentuar si pasojë e kontrollit të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën vjetore 2006-2007. Shkeljet financiare me dëm ekonomik të konstatuara në Komunën e Dajtit janë në vlerën prej 2 milionë lekësh në fushën e shpenzimeve të telefonisë celulare dhe në dhënien e shpërblimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Për përmirësimin e gjendjes në këto subjekte, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar masa organizative dhe disiplinore për të rikuperuar dhe ndaluar shkelje të këtij lloji në të ardhmen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›