E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakënaqësi në grupin e PD-se

Grupi i PD-së, i përccarë për reformën zgjedhore. Sistemi elektoral si dhe listat e hapura dhe të mbyllura janë çështja më e debatuar brenda grupit të deputetëve demokratë. Një pjesë e deputetëve kundërshtojnë mënyrën e sistemit me lista të mbyllura, duke pasur frikë se nuk do tw zgjidhen në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ndonëse nuk kanë guximin për t‘u përballur publikisht me deklaratat që kundërshtojnë amendamentet e propozuara nga partia demokratike për ndryshimet në kushtetutë, ata deklarojnë vetëm se janë të pakënaqur nga sistemi që po përcaktohet mes partisë së tyre dhe asaj socialiste por edhe se si grup ata kanë marrë një vendim të përbashkët për të votuar çdo propozim të ardhur nga kampi i majtë. Megjithëse deputetët e PD-së shprehen se nuk janë të kënaqur nga mënyra e sistemit të rënë dakord në komisionin e ligjeve shprehen se do ta votojnë atë megjithëse pakënaqësitë që ata kanë ndaj këtyre ndryshimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›