Mbyllet procesi ndaj Braun. Prokurori kërkoi 20 vite burg
Nga Besian Ajazi
Është mbyllur sot procesi gjyqësor ndaj David Broun, i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Prokurori i çështjes ka kërkuar 20 vite heqje lirie për ish administrator i qendrës “Fëmijët e tij“.
TIRANE- Kanë përfunduar seancat gjyqësore maratonë ndaj David Braun, i akuzuar për marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me të mitur. Në debatin përfundimtarë të zhvilluar në sallën e Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë, britaniku David Braun i ka kërkuar trupit gjykues dhënien e një vendimi të drejtë duke deklaruar se në asnjë rast ai nuk ka abuzuar seksualisht me të miturit e qendrës “Fëmijët e tij”
“Nuk kam abuzuar kurrë me fëmijët, jam kujdesur për ta dhe në asnjë rast nuk i kam ngacmuar ata seksualisht. Kërkoj nga drejtësia shqiptare dhënien e një vendimi sa më të drejte per mua”. Këto kanë qenë fjalët e ish administratorit të qendrës “Fëmijët e tij” me seancën e fundit gjyqësore në ngarkim, ku pritet vetëm vendimi i trupit gjykues i kryesuar nga Gert Hoxha.
Organi i akuzës i përfaqësuar nga Prokurori Kol Hysenaj, ka kërkuar dënimin me 20 vite heqje lirie të David Braun, ndërsa ka deklaruar se drejtësia që britaniku kërkon është vendimi i Gjykatës për dënimin e tij.
Mbrojta e David Braun ka deklaruar se klienti i tij nuk e ka kryer këtë vepër penale dhe ja ka lënë në dorë drejtësisë shqiptare të marrë vendimin. David Braun është arrestuar në vitin 2005 me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të miturit e qendrës “Fëmijët e tij”, në kohën kur britaniku ishte administrator.
Për të njëjtën vepër penale akuzohen edhe dy miqtë e tij Dino Kristodulose dhe Robin Arnold, të cilët gjykohen në një proces të veçantë për shkak se u arrestuan në Londër dhe u ekstraduan drejt Shqipërisë para pak muajsh.
(a.r/balkanweb)