Rama: Obama, frymë të re edhe për zgjedhjet në Shqipëri
Kru i Partisë Socialiste, Edi Rama ka përshëndetur sot zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, Barak O’bama. Ai është shprehur i bindur se O’bama do të sjellë energji të re për shoqërinë shqiptare dhe do të ndikojë pozitivisht edhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Sa i përket marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, Rama u përgjigj se: “Në këtë aspekt nuk ka ndryshuar asgjë, sepse marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë të shkëlqyera dhe të pavarura nga personaliteti i presidentëve amerikanë apo përkatësia e tyre partiake. Por, në anën tjetër, dua të nënvizoj se zgjedhja e popullit amerikan është një zgjedhje e qartë mes të ardhmes dhe së shkuarës. Është një zgjedhje e qartë për një politikë të re, e cila thyen tabu, kapërcen kufij, zmbraps paragjykime dhe vendos një horizont të ri jo vetëm për SHBA, por për botën”
Rama e ka quajtur zgjedhjen e Obamës si shembullin më spektakolar të politikës së re dhe kapërcim të kufijve mes të majtës dhe të djathtës.
“Unë jam besim plotë se sot bota është gdhirë me një frymëmarrje të re, një frymëmarrje të cilën e ndien pa asnjë dyshim edhe Shqipëria, e ndiejnë qytetaret e qytetarët shqiptarë” – përfundoi ai.
(O.Zh, balkanWeb)