E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj përshëndet fitoren e Obamës si president i SHBA

Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj, ka përshëndetur fitoren e Obamës. Ai i ka cilësuar me nota maksimale zgjedhjet të zhvilluara ditën e djeshme në SHBA. 

NEW YORK- Fitorja e presidentit të ri të SHBA-ve, Barak Obama, është përshendetur edhe nga Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj.
Biberaj e ka vlerësuar me nota maksimale fushatën elektorale, të zhvilluar që prej 21 muajsh në SHBA, sidomos procesin zgjedhor, të mbajtur dje, ku pjesëmarrja e qytetarëve amerikanë ishte e jashtëzakonshme.
“SHBA tregoi edhe një herë se mbetet një shoqëri tepër demokratike dhe më se e emancipuar”, shprehet zoti Biberaj.
Biberaj konsideron se “fitorja e dyshes Obama-Biden përbën një garanci të mëtejshme për rolin pozitiv të politikës së jashtme amerikane në nivel global, sidomos ndaj Europës dhe Ballkanit, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe integrimin e vendeve të Ballkanit në strukturat Altlantike”.
Biberaj ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA në krye të një delegacioni të KE-së. Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i KE-së vëzhgoi nga afër zgjedhjet në New York. (a.r/ina/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›