Bulqizë, vdes në punë minatori, baba i 3 fëmijëve
Miniera e Bulqizës i ka marrë jetën sot një minatori, duke shkaktuar kështu vdekjen e 16-të në galeritë nëntokësore. Sot humbi jetën një 43 vjecar. Vdekja e minatorit u shkaktua nga pakujdesia dhe mungesa e kushteve teknike.
BULQIZË- Përsëritet tragjedia në Minierën e Bulqizës. Një minator humbi jetën sot në galeritë nëntokësore të minierës famëkeqe. Aksidenti i rëndë në punë i mori jetën shtetasit Ivzi Veseli, 43-vjec nga fshati Herbel i Maqellarës, Peshkopi. Veseli, baba i 3 fëmijëve ka qenë duke punuar brenda kësaj miniere, përkatësisht ne nivelin e 16 ku para disa muajsh gjetën vdekjen edhe disa minatorë të tjerë. Në momentin e aksidentit 43- vjeçari ka qenë duke shpuar në tavanin e ambientit të brendshëm dhe ka gjetur vdekjen kur një pllakë guri është shkëputur nga lart. Kanë qënë kolegët e tij të cilet e kane gjetur trupin e pajetë te 50 vjecarit pas ndodhjes se ketij aksidenti te rende. Ekspertët e policisë të cilët shkuan në vendngjarje pas lajmërimit nga kolegë minatorë të Veselit konstatuan se vdekja e minatorit ishte aksident i shkaktuar nga pakujdesia dhe mungesa e kushteve teknike gjatë shpimit në tavan gjë që i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme minatorit.
Ngjarjet e rëndë me pasojë jetën e minatorëve janë bërë të shpeshta këto dy vitet e fundit. Aksidenti që i mori jetën sot babait të tre fëmijëve është rasti i 16 brenda një periudhe kohe 2 vjecare ku viktimat kanë qënë minatorët gjatë punës në tunelin e vdekjes.
(d.b/BalkanWeb)