E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: Në 2011, dëmi financiar i shtetit 7 miliardë lekë

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka nisur sot diskutimet për raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2011-të.

Sipas kreut të KLSH, Bujar Leskaj, ky institucion ka konstatuar se shtetit i është shkaktuar një dëm financiar prej 7 mld lekësh nga institucione të ndryshme.

“Dëmi financiar i konstatuar nga KLSH-ja është 7 mld lekë. Ky dëm është konstatuar në fushën e prokuimeve pagave dhe shpenzimeve”, tha ai.

Sipas Leskajt, dëmi më i madh është shkaktuar nga CEZ dhe Albpetrol. Leskaj kërkoi para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë kontroll ndaj Kuvendit pasi prej vitit te kaluar nuk është ushtruar asnjë kontroll ndaj këtij institucioni.

Duke u ndalur te shkeljet e konstatuara nga KLSH dhe referimet që i janë bërë prokurorisë, Leskaj i konsideroi të zbehta marrëdhëniet me organin e akuzës. Sipas Leskajt vetëm 10% e rasteve që janë referuar nga KLSH, janë ndjekur më tej nga Prokuroria.

Si aktivitete me rrezikshmëri të lartë shkeljesh dhe abuzimesh, Leskaj ka nënvizuar koncensionet, prokurorimet publike, projektet e transportit, etj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›