E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulltan Novruzi, Baba Mondi uron besimtarët: Fillim i ri për gjithë njerëzimin

TIRANË- Kreu i bektashinjve Baba Mondi ka uruar sot besimtarët në prag të festës së Sulltan Novruzit, që njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Dashuri, mirësi e paqe uroi ai për çdo besimtar.

“Mesazhi i sotëm kumton me kremtimin e datëlindjes së Imam Aliut. Në këtë ditë të lindjes së tij, e cila përkon me ekuinoksin pranveror është dita e Sulltan Nevruzit, një ditë e re. Dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen zotit, dita i merr natës, largohet errësira afrohet drita dhe shpresa për të gjithë njerëzimin. Njerëzve iu shtohet dashura për zotin, për paqen dhe për mirësinë. Me këtë rast uroj të gjithë besimtarët bektashinj: Zoti ju dhëntë dashuri, mirësi në këtë ditë të madhe të Sulltan Novruzit!”, përfundoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Sulltan Novruzi, Baba Mondi uron besimtarët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›