KLSH: Shkelje të rënda në ndarjen e tokës në Korçë e Pogradec
Janë me mijëra metra katrorë tokë në zonën e Korçës dhe Pogradecit që janë regjistruar duke shkelur hapur ligjin. Kjo është konstatuar nga kontrollet e inspektorëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në zbatim të programit të kontrollit të vitit 2008, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka ushtruar kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Korçë, ZVRPP Lezhë, Komunën Buçimas Pogradec, projektin "Ujitja e fushës së Korçës" dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) Shkodër. Periudha e kontrollit ka përfshirë vitet 2006-2007 dhe për probleme të veçanta, kryesisht të ndarjes së tokave, është shtrirë në periudha kohore të mëparshme. Në përfundim të këtyre kontrolleve, krahas punës së bërë, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje të dispozitave ligjore.
Korçë, komisioni jep tokë në kundërshtim me ligjin
Në ZVRPP Korçë, në komunën Voskopojë nga komisioni i ndarjes së tokës janë kryer disa shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Kontrolli i KLSH-së konstatoi se në 22 raste, për sipërfaqen prej 366 710 m2, janë plotësuar dhe lëshuar Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për familjet që nuk kanë pasur gjendjen civile, pra nuk kanë qenë banor të ish-kooperativës Voskopojë më 01.08.1991. Në 64 raste, për sipërfaqen 564 950 m2, janë plotësuar dhe lëshuar AMTP në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991, pasi rezulton se familjeve bujqësore u është dhënë tokë më tepër se norma e përcaktuar për frymë. Në 40 raste me sipërfaqe prej 21 680 m, janë plotësuar dhe lëshuar AMTP për sipërfaqe me emërtimin "stalla", "magazinë drithi", "SMT", "truall rreth shtëpisë", "zyra", "shkolla", pra "sipërfaqe trualli" të cilat nuk janë objekt i ligjit nr. 7501 datë 19.07.1991, pasi nuk janë tokë bujqësore. Në 2 raste me sipërfaqe 17.000 m2 tokë bujqësore, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991, rezulton se për të njëjtin person janë plotësuar dy AMTP të ndryshme, kur konstatohet se me AMTP-në e parë secili prej tyre është plotësuar me normën për frymë. Për konsumimin e figurës së veprës penale të "shpërdorimit të detyrës", për 2 ish-kryetarë të komisionit të ndarjes së tokës në fshatin Voskopojë, KLSH-ja ka depozituar kallëzim penal pranë organit të prokurorisë.
Lezhë, prona publike regjistrohet për llogari të biznesit
Shkelje janë konstatuar nga kontrolli i KLSH-së edhe në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lezhë. Inspektorët e KLSH-së konstatuan në zonën urbane se në 20 raste janë regjistruar objekte të ndryshme si: pallate, qendra biznesi, lokale shërbimi, banesa etj. për interesa "biznesi" në pronë publike, pa pasur kontratë qiraje për truallin apo kontratë shitjeje, duke mos bërë më parë lidhjen e truallit me objektin. Është regjistruar një pallat me dy seksione, 9 kate me sipërfaqe ndërtimi 594.23 m2, mbi një sipërfaqe sheshi 648 m2, në pronë publike për interes "biznesi", pa bërë më parë regjistrimin e truallit në emër të subjektit ndërtues si dhe pa bërë lidhjen e pasurisë "truall" + "objekt". Kontrolli ka konstatuar se janë regjistruar kontratat e shitjes midis shitësit të AKP-së dhe blerësit pa akt noterial dhe pa përcaktim të sipërfaqes së objektit në m, si dhe pa aktin e dorëzimit të pronës të nënshkruar nga përfaqësuesi i AKP-së dhe blerësi. Në këtë qytet janë konstatuar shkelje edhe në zonën rurale. Në këtë zonë është regjistruar një sipërfaqe prej 2 621 m tokë "pyll" në pasurinë "shtet", vetëm 20 m larg detit në ranishte, ndërkohë që kthimi i pronës sipas vendimit të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Lezhë është 40 m larg detit Adriatik. Po në zonën rurale është regjistruar objekti 3 l/2 kate + pishinë +15 kabina, jashtë sipërfaqes së sheshit të ndërtimit (kufirit të pronës së vet) në pronë publike, në ranishte buzë detit. Ndërkohë në 73 raste, në fshatin Grykë-Lumi, janë hapur kartelat e pasurive të paluajtshme nga ish-Njësia e Menaxhimit të Projektit, duke regjistruar gjithsej 296 500 m tokë "arë", madje për disa nga këto pasuri janë lëshuar edhe certifikata pronësie. Këto "AMTP" janë plotësuar nga ish-Komisioni i Fshatit, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991 dhe vendimin e KM nr. 88, datë. 1.3.1993. Në 16 raste, në Ishullit Shëngjin, janë regjistruar dhe janë pajisur me certifikata pronësie 152 460 m në llojin e pasurisë "arë", duke u zëvendësuar me pasurinë "kënetë". Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar 23 masa organizative, 5 masa disiplinore, ndërkohë që është bërë kallëzim penal për Regjistruesin e ZVRPP Lezhë, Përgjegjësin e Sektorit të Regjistrimit Hartografik të ZVRPP Lezhë, ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë në cilësinë e kryetarit të KRRT-së dhe për ish-drejtorin e Urbanistikës të kësaj bashkie në cilësinë e sekretarit të KRRT-së.
Buçimas, marrin tokë persona jashtë komunës
Nuk kanë qenë banorë të komunës Buçimas, por kjo si ka penguar ata aspak të marrin tokë në këtë komunë. Janë mbështetur në këtë shkelej nga komisioni i ndarjes së tokës. KLSH-ja zbuloi në komunën Buçimas, Pogradec, se përfaqësuesit e komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat Buçimas, Vërdovë, Gështenjas, Peshkëpi, Rrëmenj, Baçallëk, Tushemisht e Gurras dhe në komisionin e ndarjes së tokës në komunën Buçimas, në kryerjen e detyrave funksionale kanë shkelur kërkesat e akteve ligjore mbi ndarjen e tokës. Ky komision në 667 raste, me sipërfaqe 2.261.855 m2, ka plotësuar dhe lëshuar AMTP për persona që nuk figurojnë të regjistruar në regjistrat e zyrës të gjendjes civile të komunës Buçimas më 01.08.1991, pra nuk janë objekt i ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 "Për tokat", dhe si të tillë nuk duhet të kishin përfituar tokë. Në 281 raste, me sipërfaqe 870 546 m2, janë plotësuar dhe lëshuar AMTP pa firmë të kryeplakut dhe përfaqësuesit të rrethit. Në 573 raste, me sipërfaqe 2 115 071 m2, janë plotësuar dhe lëshuar AMTP pa përcaktuar kufitarët për çdo parcelë dhe me korrigjime parcelash. Në 772 raste, me sipërfaqe 2 787 818 m2, janë plotësuar AMTP pa përcaktuar emër dhe mbiemër të përfaqësuesit të familjes bujqësore ose të pafirmosur nga përfituesi i familjes bujqësore, pa numër akti dhe pa përcaktuar datën e përpilimit, dhënë më tepër se norma për frymë, pa hartuar procesverbalin ndërmjet përfaqësuesve të komisionit të tokës të fshatit dhe komisionit të komunës ose raste të përfitimit të tokës pa disponuar asnjë lloj dokumentacioni etj. Regjistruesi i ZVRPP në 174 raste me një sipërfaqe prej 817 227 m2, ka ndërhyrë në AMTP, duke u hequr vizë parcelave pa ndonjë argument shpjegues; në 6 raste me sipërfaqe 8 815 m2 ka regjistruar AMTP pa i disponuar fizikisht ato; në 96 raste me sipërfaqe 435 505 m2, ka regjistruar më tepër nga sa janë përcaktuar në AMTP; dhe në 8 raste me sipërfaqe 25066 m2, ka regjistruar AMTP të cilat ishin në përdorim. Për konsumimin e figurës së veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", për ish-regjistruesin e ZVRPP Pogradec, për 11 ish-kryetarë të komisioneve të ndarjes së tokave të fshatrave të lartpërmendur, për 5 ish-përfaqësues të Këshillit të Rrethit Pogradec dhe 5 anëtarë të ish-komisioneve të ndarjes së tokës, është përgatitur kallëzim penal.