KLSH: Shkeljet me fondet e Bankës Botërore
Zbulohet një tjetër skandal abuzimi me fondet e Bankës Botërore, kësaj here për ujësjellësit. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) raportoi dje se janë konstatuar shkelje të rënda financiare dhe thyerje të ligjit, gjatë zbatimit të projektit bashkiak për furnizimin me ujë në qytetet Durrës, Fier, Lezhë dhe Sarandë. Projekti dhe menaxhimi i kredisë së Bankës Botërore, me vlerë rreth 15 milionë dollarë, ishte parashikuar të realizohej nga një kompani private. Synimi i operatorit privat (kompani gjermane) ishte rritja e performancës së ndërmarrjeve si dhe transformimi i tyre në vetëfinancuese, por që në fakt rezultoi e kundërta. Sipas KLSH, kompania e huaj, e cila menaxhoi fondet e BB-së, ka përfituar padrejtësisht shpërblim nxitës në shumën 471 mijë dollarë, pasi ky shpërblim nuk është bazuar në rishikimin e treguesve të llogaritjes. Kredia e BB-së, e cila paguhet nga taksapaguesit shqiptarë nuk ka vajtur e plotë në destinacionin e planifikuar, duke dëmtuar buxhetin e shtetit. Për këtë qëllim, KLSH ka rekomanduar përjashtimin nga tenderët publikë të shoqërisë private gjermane, ndërsa ngarkon me faj palën shqiptare, e cila kishte për detyrë të monitoronte çdo veprim për zbatimin e projekteve.
Dëmi ekonomik
Projekti i financuar nga BB-ja me vlerë 15 milionë dollarë për përmirësimin e furnizimit me ujë në katër qytete të mëdha nuk është zbatuar si duhet. Ndër të tjera shkelje, KLSH thotë se, "kompania e huaj i ka paguar konsulentit shtesë të kontratës bazë në vlerën e 455 mijë eurove, të cilat janë dëm ekonomik, pasi këto punime konsulenti duhet t‘i kryente në fazën e parë të kontratës bazë, për të cilat dhe është paguar". Kontrolli i Lartë i Shtetit përmend faktin se, subjekti privat ka lidhur kontratën me konsulentin në kundërshtim me ligjet, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 140 mijë eurosh dhe 112 mijë dollarësh si rezultat i mosmbajtjes të tatimit në burim e 273 mijë euro nga shmangia e detyrimit të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. "Shoqëria private, e cila kishte marrë përsipër zbatimin e projektit të financuar nga BB-së, ka lejuar tejkalime të shumës së kredisë në vlerën e 1.3 milionë dollarëve, kryesisht në shpenzimet për shërbimet e konsulencës, ndërsa u konstatua se nuk ka mbajtur dhe dorëzuar dokumentacionin e duhur ligjor, lidhur me veprimtarinë për zbatimin e projektit", pohon raporti i fundit i KLSH-së.
Përgjegjësitë
Për të gjitha shkeljet, KLSH ngarkon me përgjegjësi Komitetin Ekzekutiv të projektit, i përbërë nga 6 anëtarë, të cilët nuk ushtruan kompetencat dhe detyrat si përfaqësues të Organit Shtetëror të Autorizuar në mbikëqyrjen e kontratës së Menaxhimit. "Komiteti ka lejuar që operatori privat të mos realizojë objektivat e projektit, të përfitojë shpërblime me pa të drejtë dhe të keqpërdorë fondet e kredisë". Tjetër përgjegjësi e Komitetit Ekzekutiv është se nuk ka ushtruar në proces analiza dhe kontrolle lidhur me dokumentet ligjore të ndërmarrjeve për vlerat e investimeve që kanë përftuar nga projekti. Për të gjitha këto, KLSH ka rekomanduar 9 masa disiplinore dhe administrative, duke kërkuar nga institucionet përkatëse shqiptare nisjen e procedurave pranë Bankës Botërore, për klasifikimin e shoqërisë private nga Gjermania në "listën e zezë" të saj, me qëllim që kjo kompani të mos ketë të drejtën e pjesëmarrjes në tenderë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Po ashtu, KLSH kërkoi fillimin e procedurave për dhënien e masës disiplinore "vërejtje me paralajmërim për largimin nga puna" për drejtorin e përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve.