Porti i Vlorës, abuzime me privatizimin e kantierit
Dështimi me tenderët, mungesa e investimeve, situata e dobët financiare dhe privatizimi i kantierit, sollën penalizimin nga ana e KLSH-së të 22 zyrtarëve të shtetit. Bëhet fjalë për aktivitetin e poritit në vitet 2007-2008, ku janë konstatuar nga KLSH 5 raste abuzimi në tenderë, duke shkaktuar 579 mijë lekë dëme. "Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin Detar të Vlorës janë konstatuar mangësi në drejtim të zbatimit të dispozitave ligjore në lidhjen e kontratave me subjekte që operojnë në procesin e ngarkim-shkarkimit", thekson njëra pikë e raportit. Gjithashtu, KLSH ka bërë kallëzim penal për ish-kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës, pasi ka miratuar privatizimin e aktivitetit të shërbimit të sektorit të ngarkim-shkarkimit, duke shkaktuar humbje të ardhurash. Kallëzim penal është kërkuar edhe për dy ish-drejtorë, që i kanë shkaktuar Portit të Vlorës një humbje rreth 458 milionë lekësh.