E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH-ja, kallëzim penal ish-kryebashkiakut të Lezhës

Zbulohen raste të shumta abuzimesh në zonat bregdetare dhe në ishullin Shëngjin. Shkelje edhe në zonën e Voskopojës

TIRANË - Skandalet me tokat në zonat bregdetare të Lezhës dhe ato turistike të Voskopojës, kanë detyruar Kontrollin e Lartë të Shtetit të bëjë kallëzim penal në prokurori për ish-kryetarët e komisionit të ndarjes së tokave. Në Lezhë, prokuroria ka bërë kallëzim penal edhe për ish-kryetarin e bashkisë. Periudha e kontrollit ka përfshirë vitet 2006-2007 dhe për probleme të veçanta, kryesisht të ndarjes së tokave, është shtrirë në periudha kohore më të mëparshme. Bazuar në të dhënat që ofrohen, shkelja në Komunat “Buçimas” dhe Voskopojë, respektivisht arrin në 730 dhe 96 hektarë.

Lezhë

Burimet zyrtare të KLSH-së, pohuan dje se, në zonën e Lezhës, janë konstatuar 20 raste të ndryshme si lokale, pallate, qendra biznesi etj., të cilat janë ndërtuar në pronë publike dhe pa asnjë kontratë. Por, abuzimet më të mëdha, janë zbuluar në zonën pranë detit. Kështu, vetëm 20 metra larg detit, është rregjistruar një sipërfaqe prej 2621 metra katrorë tokë, në një kohë kur vendimi për kompensim toke, është 40 metra larg detit. Në një tjetër rast, është zbuluar një objekt 3.5 kate i lartë, i pajisur me pishinë dhe 15 kabina, i cili është ndërtuar jashtë sipërfaqes së sheshit të ndërtimit në pronë publike. Ndërsa në ishullin e Shëngjinit, janë rregjistruar dhe pajisur me certifikata pronësie, 152.460 metra katrorë arë, duke u zëvendësuar me kënetë. Për këto raste KLSH-ja ka depozituar kallëzimin penal për rregjistruesin e pronave, përgjegjësin e sektorit të hartave dhe ish-drejtorin e urbanistikës. Kallëzim penal është bërë edhe për ish-kryebashkiakun e Lezhës, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së.

Voskopojë

Burimet zyrtare të KLSH-së, pohuan se në Voskopojë janë konstatuar shkelje të kryera nga Komisioni i Ndarjes së Tokës. Sipas tyre, në 22 raste , për sipërfaqenprej 366710 m², janë plotësuar dhe lëshuar Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), për familjet që nuk e kanë pasur gjendjen civilenë këtë Komunë. Abuzime të tjera janë konstatuar abuzime në 970 mijë metra katrorë tokë. “Për konsumimin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, KLSHja ka depozituar kallëzim penal për dy ish-kryetarë të Komisionit të Ndarjes së Tokës”, - thanë dje burimet zyrtare. Sipas tyre, gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe shkelje të tjera. KLSH: Ka dështuar Projekti për ujitjen e Fushës së Korçës

Kontrolli i Lartë i Shtetit e konsideron të dështuar projektin për ujitjen e fushës së Korçës. Sipas këtij Institucioni, iniciativa e Ministrisë së Bujqësisë për të ndërtuar një sistem bashkëkohor ujitës për këtë zonë, konsiderohet e paarritshme. Projekti “Ujitja e Fushës së Korçës”, më vlerë 6.5 milionë dollarë, kishte për qëllim rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes së tokës me derdhje të lirë, në një sipërfaqe prej 7000 hektarësh në këtë zonë. Si arsye të dështimit të këtij projekti, KLSH-javendos mossigurimin e burimit të ujit dhe pagesën para kohe të Supervizorit, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 134 mijë dollarësh, mosshlyerjen e detyrimeve tatimore nga Supervizori dhe mosmbajtjen e garancive të ofertave për dy kontrata. Vlera e dëmit të shkaktuar nga mosplotësimi i detyrimeve të mësipërme, arrin në 260 mijë dollarë. Në lidhje me këtë shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka depozituar në Prokurori kallëzim penal ndaj tre punonjësve të projektit.

Abuzimet në Lezhë

-Është rregjistruar një pallat me 9 kate, me sipërfaqe ndërtimi 594.23 m², mbi një sipërfaqe sheshi 648 m², në pronë publike për interes “Biznesi”, pa bërë më parë rregjistrimin e truallit në emër të subjektit ndërtues, si dhe pa bërë lidhjen e pasurisë “truall”+ “objekt”.

-Është rregjistruar një sipërfaqe prej 2 621 m² tokë “Pyll”, në pasurinë “shtet”, vetëm 20 m larg detit në ranishte, ndërkohë që, kthimi i pronës sipas vendimit të ish-komisionit të Kthimitdhe Kompensimit të Pronave të Qarkut, Lezhë është 40 m larg detit Adriatik.

-Është rregjistruar objekt, 3.5 kate + pishinë + 15 kabina, jashtë sipërfaqes së sheshit të ndërtimit (kufirit të pronës së vet), në pronësi publike, në ranishte buzë detit.

- Në 16 raste, në Ishullin Shëngjin, janë rregjistruar edhe janë pajisur më certifikata pronësie 152 460 m²në llojine pasurisë “Arë”, duke u zëvendësuar me pasurinë“Kënetë”.

Qeveria: Sa dhunë duhet përdorur mbi të burgosurit

TIRANË - Qeveria sanksionon me ligj normën e dhunës që duhet të përdorë personeli i burgut ndaj të burgosurve. Në ligjin e ri për policinë e burgjeve, është përcaktuar qartë se, personeli mund të përdorë forcë, kur ky veprim është i nevojshëm, në rast tentative për arratisje, vetëmbrojtjeje dhe rezistence nga ana e të burgosurit. “Masa e përdorur është minimumi i mundshëm dhe përdoret në kohën më të shkurtër të mundshme. Personeli që merret me të burgosurit, trajnohet për teknikat që bëjnë të mundur përdorimin minimal të forcës, për të kthyer vetëkontrollin tek të burgosurit agresivë”, - thuhet në ligj. Në ligjin e ri, përcaktohet qartë edhe mënyra e vendosjes së gradave tek policët e burgjeve. Sipas tij, ngritja në gradë duhet të kryhet nëpërmjet pjesëmarrjes në një proces konkurues. Punonjësit të policisë së burgjeve i lind e drejta për të konkuruar për ngritje në gradë, sipas afateve të parashikuara nga ligji dhe të ketë kryer trajnimet përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›