Pogradec, arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim

Arrestim, foto arkiv
Është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim Dritan Lushka banues në fshatin Bishnicë të Pogradecit. Gjykata e Pogradecit, me vendimin e marrë në datën 7 mars të këtij viti, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg, për veprat penale vrasje e mbetur në tentativë dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.
Ndërsa, për ngjarjen e ndodhur me datë 28 shkurt të këtij viti, në fshatin Velçan të Pogradecit, Dritan Lushka, ka qëlluar me armë zjarri në pjesën e shpinës 52- vjetçarin, Florian.H, për motive të dobëta. Ndërsa çështja i ka kaluar prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme. /e.l/