KLSH letër të hapur qeverisë: “Ulni koston e rrugës Durrës-Kukës”
Nga ndërtimi i Rrëshen-Kalimash dëmi shkon në 461,779 milionë lekë. Rreth 116,687 milionë lekë është vlera e likuiduar për punë të pakryer
Ervin KOÇI
Vlera marramendëse që ka kapur ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, në pjesën më të madhe të saj ka rritje fiktive çka tregon qartë për abuzime me fondet shtetërore. Ky ka qenë dhe raporti më i fundit i publikuar pak ditë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka zbardhur një pjesë të mirë të abuzimeve që janë bërë në ndërtimin e kësaj vepre gjigante. Por sërish dje Kontrolli i Lartë i Shtetit, iu drejtua qeverisë me anë të një letre, por edhe Ministrisë së Punëve Publike si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, në të cilën u kërkonte që të gjejnë mirëkuptim për të ulur kostot e ndërtimit të kësaj vepre. Kjo letër ka ardhur menjëherë sapo Gjykata e Lartë ka pezulluar çështjen për hetimin e ish ministrit të Transportit, Lulzim Basha, për abuzimet e dyshuara me rrugën Durrës-Kukës. Kjo vepër publike vijon të mbetet ndër zërat kryesorë të shpërdorimit me fondet publike, të cilës edhe KLSH-ja i kushtoi vetëm disa kohë ma parë një raport të tërë ku flitej për shkeljet e konstatuara. KLSH-ja depozitoi në fillim të këtij muaji në Kuvend raportin vjetor për administrimin e fondeve buxhetore nga institucionet shtetërore gjatë vitit 2008. Në raport konstatohet se gjatë vitit 2008, dëmi ekonomik si pasojë e shpërdorimit të fondeve buxhetore është 4,046 miliardë lekë. Një hapësirë e veçantë në raport i është kushtuar rrugës Rrëshen-Kalimash-Morinë nga ndërtimi i së cilës rezultojnë 461,779 milionë lekë dëm ekonomik.
Abuzimet në Durrës- Kukës
Dëmi ekonomik i shkaktuar nga kontrata e lidhur për llogari të projektuesve të segmentit të rrugës Rrëshen-Kalimash-Morinë, kap shumën e 65,580 milionë lekëve. Kjo gjë bëhet e ditur nga raporti më i fundit i KLSH-së për këtë rrugë, sipas të cilit: “tatimi mbi të ardhurat me vlerën 460 mijë euro është bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Ndërsa 184,213 milionë lekë është vlera e rritjes së volumit të punës në kontratat e lidhura me 5 kontraktorë në segmentin Kalimash-Morinë”. Sipas KLSH-së, rreth 116,687 milionë lekë është vlera e likuiduar për punë të pakryer në segmentin Kalimash-Morinë, duke qenë një shifër fiktive që tregon për një dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit. Gjithashtu është konstatuar edhe një shumë prej 45,878 milionë lekësh dëm ekonomik, si rezultat i hartimit të kërkesave diskriminuese për kualifikim në tenderin e zhvilluar për ndërtimin e lotit të tretë të segmentit Kalimash-Morinë dhe 9,693 milionë lekë të tjerë dëm ekonomik, për shkak të skualifikimit të padrejtë të një oferte me vlerë më të ulët. Të gjitha këto kapin shifrën e 461,779 milionë lekëve dëm ekonomik nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, shkaktuar vetëm për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash-Morinë. Për të gjitha këto, KLSH-ja ka sugjeruar Këshillin e Ministrave që të shmangë rritjen e mëtejshme të kostos së ndërtimit të kësaj rruge.
Sugjerimi i KLSH-së
KLSH-ja në raportin e fundit për vitin 2009 ka bërë 3 propozime; së pari ai kërkon që të rishikohen çmimet për njësi të rrugës, pasi ato tejkalojnë nga 20- 100 për qind vlerën që aplikon drejtoria e rrugëve. Së dyti, duhet parë volumi i punimeve që është parashikuar, pasi është i ekzagjeruar, për shkak të mungesës së projektit. Së treti, institucioni kontrollues sugjeron që kompania “Bektel-Enka” të paguajë taksat dhe tatimet, në përputhje me ligjet shqiptare. Sipas KLSH-së, duhet të rishikohet kontrata, në të cilën është përfshirë një klauzolë që përjashton nga detyrimet fiskale këtë kompani. Të tre propozimet kanë si qëllim uljen e kostos së rrugës, por KLSH-ja vëren se sugjerimet nuk janë marrë në konsideratë. Sipas KLSH-së, qeveria duhet të gjejë mundësinë e bashkëpunimit me shoqërinë “Bektel-Enka” për të rishikuar disa përcaktime të kontratës siç është rishikimi i shtojcës për çmimet për njësi për t’i përshtatur ato me çmimet për njësi të aplikuara deri tani në tregun shqiptar. Po kështu, sugjerohet rishikimi i kontratës në shtojcën sasitë e synuara për t’i përshtatur ato me zërat e punës që aplikon Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Kostoja e rrugës Durrës-Kukës mbetet një debat i ashpër si për ekspertët edhe për politikën. Dy ditë më parë Partia Socialiste denoncoi faktin sipas saj, se kontrata fillestare e rrugës është tejkaluar me 100 për qind. Ajo evidentoi se nga 419 milionë euro që ishte parashikuar në fillim, kostoja e saj ka arritur në 800 milionë euro.
15 Prill 2009