KMDLNJ kërkon ndërrimin e logos së Graçanicës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut nuk po i ndahet Graçanicës. Një ditë pasi bëri publik faktin se në Graçnicë nuk respektohet Ligji për gjuhët zyrtare, kjo organizatë ka njoftuar se ka filluar shqyrtimin e mundësive për inicimin procedurave ligjore për ndryshimit të logos së kësaj komune.
Sipas KMDLNJ’së, kjo iniciativë bëhet me qëllim të eliminimit të standardeve të dyfishta në përdorimin e gjuhëve dhe në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve që burojnë nga ajo. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Logon e Komunës së Prizrenit i datës 18 mars 2010 (lënda nr. KO 01/09), duhet të jetë një shenjë edhe për institucionet tjera për respektim të kushtetutëshmërisë dhe ligjshmërisë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ’së, që iu bën thirrje institucioneve dhe OJQ’ve t’i bashkohen iniciativës.
“Edhe ne do të bëhemi pjesë e legalizimit të standardeve të dyfishta”, theksohet në komunikatë.