E Diel, 1 Nëntor 2026

Në QKU s’ka baktere “Nju Delhi”

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 12:07

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar opinionin dhe pacientët që mjekohen në kuadër të klinikave dhe reparteve të saj, se zyrtarisht nuk ka të konfirmuar praninë e mundshme të prezencës së superbakteres “Nju Delhi” në hapësirat e qendrës.

Deri më tani janë kryer disa inspektime nga ekipet e specializuara të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), rreth pranisë së infeksioneve brendaspitalore. Inspektimet kanë përfshirë pacientët e shtrirë dhe personelin shëndetësor.

Inspektimi i fundit është kryer më 15 mars, janë marrë mostrat mikrobiologjike nga duart e personelit shëndetësor, sipërfaqet punuese, mjetet sterile, pajisjet e dezinfektuara dhe nga medikamentet e pranishme. Nga rezultatet që kanë arritur në Drejtorinë Ekzekutive, nuk rezulton se ka prani të bakteres “Nju Delhi”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›