E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Internet pa kufi për studentët. Të nisë dekori për Tiranën

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha sot në mbledhjen e qeverisë deklaroi se në të gjitha korpuset universitare interneti do të jetë falas nga qeveria.
“Qytetet e studentëve do të kenë internet falas, për një pjesë do të angazhohet posta shqiptare dhe pjesa tjetër nga qeveria” theksoi Berisha.
Kreu i qeverisë urdhëroi Ministrinë e Arsimit të nisë gati projektimin për të arritur këtë synim të qeverisë.

Por sot gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha ka sulmuar edhe sërish kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për zbukurimin e kryeqytetit.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha duke iu referuar dekorit të Tiranës për festat e fundvitit ai theksoi se protokolli i shtetit do të ndërhyjë që Tirana të ketë ngjyrat që i takojnë. “Protokolli i shtetit do caktojë ngjyrat që i duhen Tiranës, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ të ketë ngjyrat dhe dekorin e duhur”.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Internet pa kufi për studentët. Të nisë dekori për Tiranën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›