E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet Matish Gjoluci, mesues i gjuhes se embel shqipe

Eshte ndare nga jeta ne moshen 78-vjecare, nje nder intelektualet me te njohur te qytetit bregdetar, Profesor Matish Gjoluci. Profesor Gjoluci, lindi me 1936 ne qytetin e njohur si djepi i kultures Shkoder, ku kaloi femijerine e tij. Me pas, se bashku e familjen e tij, u transferua per ne qytetin e Durresit, ne moshen 7-vjecare, ku u shqua kryesisht ne fushen e letersise. Punoi per afro 40 vjet si mesues i gjuhes se embel shqipe, dhe iu dedikoi gjithe jeten e tij mesimdhenies, ku dhe e mbylli karrieren ne gjimnazin “Naim Frasheri”. Ka dhene nje kontribut te vecante si studiues i historise ne letersi, duke lene disa vellime letrare, kryesisht per femije, ndersa vellimi i fundit eshte romani “Rrjedh”, i shkruar ne toskerisht. Profesor Gjoluci ka qene autori i tekstit te operes se njohur “Bijte e shqipes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›