E Shtunë, 31 Tetor 2026

KNI merr në shqyrtim 7 kapitujt e parë të pyetësorit

Këshilli Ndërministror per Integrimin mori ne shqyrtim 7 kapitujt e pare të pyetësorit të Komisionit Evropian për Shqipërinë që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të punëtorëve, prokurimin publik, peshkimin, politikat e transportit, ekonomine monetare dhe doganat.

"është jashtëzakonisht e rëndësishme që me përqëndrimin maksimal të punohet për kapitujt. Dihet që ne, jo në afatin më të shkurtër, po ne afatin më të parë të mundshëm dua ta paraqesim në Komsionin Evropian materialin e përfunduar. Dy muaj punë, kanë qenë dy muaj punë të frytshme intensive", tha kryeministri Sali Berisha.

Ne 15 dhjetorin e kaluar kreu i delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane Helmut Lohan i dorëzoi kryeministrit Berisha, pyetësorin me 35 kapituj për të cilat Shqipëria kërkoi 4 muaj kohë për t’u përgjigjur. Plotësimi i këtij dokumenti do t’i hape me pas rrugën shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Europian.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›