Raporti vjetor, rikthehen përplasjet në KQZ
Që prej përfundimit të ankimeve të partive për 28 qershorin nuk ishin dëgjuar më tonet e larta në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por ka qenë raporti vjetor që ky institucion duhet të dorëzojë në parlament për punën e tij, ai që ka risjellë përplasjet mes anëtarëve të majtë dhe të djathtë. Artan Lazaj, i cili në KQZ përfaqëson PS- në nuk kurseu kritikat e
kryesisht për rinumërimin e kutive, kritika që janë kundërshtuar
menjëherë nga kreu i KQZ, Arben Ristani.
Sipas Lazes, KQZ duhet të pranojë në raport në formën e autokritikës se dështoi në menaxhimin e procesit zgjedhor. Kështu lejimi i votimit disa herë nga i njëjti individ, ngritja e qëndrave të votimit në ambjente pronë e militantëve, mospranimi i kërjkesës së dy anëtarve të KQZ për rinumërim të votave si dhe problemet me kartat e identitet, ishin disa nga pikat për të cilat komisioni duhej të pranojë dështimin.
Më 20 shkurt raporti i KQZ kalon për miratim në Kuvend, ndërkohë që në të pranohet se numërimi i votave ishte një proces problematik.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 18 shkurt 2010 ) < I mëparshmi