KOKSH: Nuk i njohim zgjedhjet nën trysninë e MTKRS
Presidenti i KOKSH-it i klasifikon veprimet e MTKRS-së në procesin zgjedhor në federata si cënim të autonomisëKomiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është i vendosur t'i zhvillojë zgjedhjet më 6 dhjetor, pa asnjë devijim nga statuti i tij. Madje ky komitet shkon dhe më tej, kur deklaron përmes presidentit të tij, Hysen Domi, se nuk do të njohë ndërkombëtarisht asnjë proces zgjedhor në federatat shumësportëshe, që zhvillohet nën trysninë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ky ka qenë verdikti i komitetit ekzekutiv të KOKSH-it, i cili dje zhvilloi një mbledhje urgjente për të diskutuar qëndrimin e MTKRS-së në procesin zgjedhor si në federatat shumësportëshe dhe për rrjedhojë edhe në KOKSH. Pas kësaj mbledhjeje, presidenti i KOKSH-it, Hysen Domi, i cili është në ditët e fundit të mandatit të tij, doli në një konferencë për shtyp ku bëri të qartë qëndrimin e KOKSH-it në lidhje me disa prej çështjeve më të diskutuara rreth ndërhyrjes së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në procesin zgjedhor të federatave dhe të Komitetit Olimpik. "Qëllimi i kësaj konference shtypi është informimi i opinionit publik rreth procesit më të fundit zgjedhor, i cili është cënuar nga disa veprime joligjore nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,"- u shpreh në deklaratën e tij presidenti i KOKSH-it, Hysen Domi. Në emër dhe të komitetit ekzekutin, Domi shprehu qartë qëndrimin e organizmit olimpik për zgjedhjet e 6 dhjetorit se gjatë zhvillimit të Asamblesë së KOKSH-it në asnjë moment nuk do të ketë devijim nga statuti i KOKSH-it në këtë proces zgjedhor. "Unë, si president i KOKSH-it, ju siguroj se më 6 dhjetor do të zhvillohen zgjedhje sipas standardeve të Kartës Olimpike dhe se këto zgjedhje do të jenë një "Fair".