KOKSH,përjashton atleten Shala dhe mundësin Guri
Dy nga sportistët më elitarë shqiptarë,atletja rekordmene Klodiana Shala dhe mundësi me famë ndërkombëtare Elis Guri, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike "Pekin 2008" u përjashtuan nga Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. KOKSH ka vendosur përjashtimin për një vit nga aktivitetet ndërkombëtare të sportistëve, në të cilat KOKSH-i është partner. Në fakt ky ishte propozimi i Komisionit të Etikës.