E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritësja Begaj kërcënon me largim nga Shqipëria

Peshënngritësja e njohur shqiptare, Romela Begaj është rikthyer në Shqipëri pas medaljes së artë të fituar në kampionatin europian për të rritur në peshëngritje që po zhvillohet nga data 4-11 prill në Bukuresht të Rumanisë. Begaj në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" është pritur nga zëvendës ministri i Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahiu. Begaj është shprehur se ndihet e lumtur pas dy medaljeve të fituara në Rumani, por nga ana tjetër Begaj thekson se kjo nuk ka qenë një nga paraqitjet e saj më të mira dhe mund të kishte bërë më shumë se kaq. Begaj edhe një herë tjetër kërcëon me largim nga Shqipëria në rast se nuk do të marrë shpërblimet nga MTKRS-ja. Ndërkohë nga ana tjetër zevendës ministri Spahia, për"Ora Sport" shprehet se Begaj do të marrë shpërblimet që meriton në sajë të rezultateve që ka arritur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›