E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i FMN-së, Lagard zyrtarizon kandidaturën e saj

Ministrja e Financave të Francës, Kristinë Lagard, ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e saj për postin e kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Lagard e bëri të ditur lajmin në një konferencë për shtyp në Paris ndërsa ka shtuar se se të qënit evropian nuk duhet të jetë faktor vendimarrës nëse ajo do e fitojë këtë detyrë ose jo.
“Të qënit evropiane nuk duhet të jetë plus. Nuk duhet të jetë as minus. Nuk po e argumentojë kandidaturën nga fakti se jam evropiane apo sepse kam qenë e përfshirë në krijimin e institucioneve financiare që kanë ndihmuar në pakot e shpëtimit që ne kemi bërë" theksoi Lagard.
Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, ka deklaruar se ai përkrahë “në tërësi” kandidaturën e Lagardit dhe po kështu edhe Gjermania dhe Britania.
Vendet me ekonomitë në zhvillim e kanë kritikuar traditën që pozita e kreut të FMN-së i takon gjithmonë një evropiani, duke thënë se zgjedhja e drejtorit të FMN-së duhet të bëhet në bazë të kompetencës e jo kombësisë.
Dominik Shtraus Kan, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e udhëheqësit të FMN-së pasi u akuzua për përdhunimin e një shërbyese në një hotel të Nju Jorkut. Ndërkohë FMN-ja do të vendosë për shefin e ri më 30 qershor.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›