E Shtunë, 31 Tetor 2026

KONGRESET DHE FRANCA



Dikur shiheshin me admirim dhe vlerësim të madh mjekët që merrnin pjesë në konferenca e kongrese jashtë shtetit. Natyrisht që shkonin njerëz të zotë dhe shefa klinikash apo të punësuarit në vende të besuara. Kjo kishte dhe një shpjegim, sepse shpenzimet bëheshin nga shteti dhe ky shumë i varfër që ishte nuk mund të paguante për më tepër mjekë qw të shkonin dhe te merrnin dije dhe shkencore në konferenca jashtë vendit tonë, kongrese ndërkombëtare të synuara nga e gjithë bota mjekësore dhe shkencore.
Kjo shkurtimisht ka qenë gjendja para viteve ‘90 në vendin tonë përsa i takon pjesëmarrjes në këto aktivitete shkencore.
Kurse me këto kohë është bërë e mundur pjesëmarrja masive nëpër aktivitete në të gjithë botën. Vetëm një çast të mendosh një vend të botës dhe të jesh i sigurt që dhe aty kanë shkuar mjekë e shkencëtar shqiptarë. Jo rrallë pjesëmarrja e tyre shoqërohet edhe me kumtesa edhe me referate të arrira shkencore, të pëlqyera dhe të vlerësuara nga profesorë të pranishëm.
Mbaj mend sukseset në referimin e profesorëve Spiro Qirko, Artan Goda, Adnand Kastrati, Mihal Tase, Gjin Nrepepa etj, tashmë të konsoliduar në sferat e larta shkencore ndërkombëtare. Mund të përmendja dhe shumë emra te tjerë të specialiteteve të ndryshme, por dhe në kardiologji por ky shkrim kështu do të mbushej vetëm me emra duke humbur kështu ato që dua të them. Për të filluar menjëherë me ngjarjet e fundit kongresuale të shkencës ndërkombëtare botërore. Këto programe i solli rasti që të jenë dy afër njëra-tjetrës 27-29 maj, kongresi i ekografisë franceze me pjesëmarrjen e të gjithë mjekëve të shquar nga e gjithë bota.
Kongresi u mbajt në pallatin e kongreseve Paris, shumë të famshëm mbajtën leksionet e tyre Benoit Diebolt, Eric Abergel, Eric Brochet, Marian i famshëm në Amerikë etj. U dëgjuan me vëmendje për të përfituar sa më tepër prej leximeve të tyre.
Grupi shqiptar përbëhej nga Prof. Spiro Qirko, Gëzim dhe Vjollca Hakrama dhe unë.
Ndihesh mirw dhe krenar kur Spiro Qirkon e takonin me afërsi dhe entuziazëm shumw mjekë Francezë, me biseda shoqërore dhe profesionale gjithashtu. Kisha dhe unë mjekët e njohur francezë që i takova me shumë kënaqësi, të njohur gjatë specializimeve në Paris. Me ta biseduam dhe për vdekjen e një miku të shqiptarëve tepër të dalluar në Farncë Prof. Luis Gyize. Gjithmonë ka qenë përkrahës i shqiptarëve dhe ka qenë tri herë në Shqipëri qysh prej viteve 70. Keqardhje e madhe për ne në Shqipëri kur morëm vesh për vdekjen e tij. Për të gjithë ata që do e lexojnë këtë shkrim, Profesor Gyize ishte dhëndri i mjekut të njohur francez Pol Miliezë, kryetar i shoqatës Francë- Shqipëri. Sigurisht pjesëmarrjes në kongres në Paris të detyron të shijosh bukuritë e rralla të tij, të kryeqytetit të botës, kë të admirosh me parë, LUVRIN për galeritë madhështore të piktorëve dhe skulpturave, apo artet aplikative më të famshme. Ku në hyrje të tij janë shkruar nga njëra anë, çfarë është muzeu i Luvrit dhe nga ana tjetër shkrimi në bazë reliev që tw bën shumë përshtypje. Falënderim për marshallin që me kompaninë e tij mbrojti muzeun nga shkatërrimi i turmave të egërsuara dhe kaotike të revolucionit. Falënderim dhe nga ana jonë që breza të tërë shijojnë dhe entuziazmohen në ndryshim të psikologjisë nga këto vepra madhështore.
Është për tu admiruar kisha e “Notre Damë” të cilës i janë kushtuar shumë filma që janë parë edhe te ne, sa personazhi “Guazimodo” mbetet në kujtesë për të gjithë jetën. Në kodrën “Mon Mrtre”, qëndresa e fundit e komunarëve, ngrihet madhështore kisha “Sacre Coer”. Nga kjo kodër shihet shtrirja e Parisit me të gjithë qendrat turistike. Pastaj zbritja prej saj me këmbë të çon në “pigal” e dritareve të kuqe me të famshmen ”Moulin Rouge”. Zbret rrugën dhe përfundon ne Park de Luxemburg. Atje ku Mariusi njohu Kozetën, vajzë e një prostitute të treguar madhërishëm nga Victor Hygo te romani “Të mjerët”. Pamë dhe shtëpinë ku ka jetuar dhe ai vetë. Park Luxemburgu të çon në quartier latin, lagje studentore ku në Mac Donald apo butiquet me shërbime të ndryshme punonin studente, sigurisht me orare të reduktuara që të kenë mundësi të studiojnë. Mjekëve tw grupit, Vjollcws dhe Gëzim Hakramws u kisha folur për të famshmin universitetin e Sorbonës. Atje pati studiuar babai im, Petraq Peppo në vitet 1926-1930 dhe sa herë që shkoj në Paris shkoj e vizitoj dhe bëj foto. Këta me shumë entuziazëm më shoqëruan që ta shikoja sërish.
I gjithë ky udhëtim të shpie në Notre Damë dhe më pas në Hotel “de Ville”, Bashkia e Parisit, e ndërtuar nga mbretërit e Francës. Parku i tuilerisë të çon në concorde, piacën e famshme që iu shtua kurioziteti ngaqë iu pre koka mbretit të famshëm Luigji i xvi dhe gruas së tij Mari Antuaneta e stampuar me një pllakë pikërisht në atë vend. E madhërishmja shëtitorja e Chaump Elizes që përfundon te Harku i Triumfit me 12 bulevarde që dalin si rreze nga ky objekt madhështor. Remarku u mahnit dhe shkroi romanin e përbotshëm me të njëjtin emër.
Nga ky hark shkon në lagjen e re stil *alla Amerikane”, ”Defence”, ku ngrihet një tjetër hark po kaq madhështor.
Ballkoni i Parisit ”Tracadero” i filmuar dhe shfaqur nga Hitleri kur pushtoi Parisin, dhe ngadalë butë- butë pa kuptuar në mes baseneve dhe shatërvanëve zbret drejt mrekullisë “Tur Eifel”. Gjigandi prej hekuri me skulpturat prej dylli në majë të saj të Edisonit, shpikësit të madh me vajzën e tij bashkë me Eifelin dhe disa sipërmarrës në dhomën ngjitur. Disa foto aty para tyre e bëjnë të paharruar këtë vizitë. Kjo kullë qarkon të gjithë botën në forma të ndryshme filmike, skulptura, foto albume. S’mbarojnë kurrë së përshkruari bukuritë dhe parqet e Parisit. Një tjetër kongres na pret në Nisë. Tema shumë e rëndësishme “insuficienca kardiake” shtyn ESC që çdo vit të bëjnë kongres për të, pra ESC Shoqata Europiane e Kardiologjisë. Insuficienca Kardiake është një sëmundje shumë e rëndë që kërkon kërkime shkencore, metoda mjekimi, barna të shumta të shumëllojshme dhe sigurisht kosto monetare financiare të lartë. Grupi ynë i Parisit i përmendur më lart pa prof. Qirkon fluturoi drejt Nisës, ku e dinim që do të takonim kolegë tanë shumë të interesuar për këto të reja shkencore. Dita e bukur me diell na bëri të mundur të shihnim bukuritë e bregdetit “Cote D’azur”, me shumë gjinj të mbushur me shumë skafe të madhësive të ndryshme dhe gjelbërim gjithkund. Ulja e avionit qe fantastike, dukej sikur po ulej në det por në fakt fluturimi nga deti përfundonte në pistë të aeroportit, pra pistë e futur në det, kam parë në Honk –Kong por edhe në Korfuz. Në Nisë takuam me gëzim kolegët Matjan Kapaj me dy Elivertat, Mimozën dhe përfaqësuesi i kompanisë farmaceutike “Astra Zeneca” grup ky gjithë hijeshi të kënaqur që vinin në kongres të sponsorizuar nga kjo kompani. U pamë dhe me mjekët, çiftin Lushnjari, Viktori, Nehati nga Kosova me disa mjekë të tjerë bashkë patriotë, Nevruzi nga Fieri dhe Iliri nga Vlora. Tashmë në ekonominë moderne është e përbotshme që të bëhet e mundur zhvillimi shkencor nëpërmjet subvencionimeve të kompanisë farmaceutike. Grupi ynë i vogël u bashkua me një çift mjekësh Danjela e Arjan Shtylla në hotelin Sportmen dhe bashkarisht do kryenim të gjithë aktivitetet dhe vizitat e mëparshme.
Qe kënaqësi e madhe që mjekët shqiptarë komunikonin me 2-3 gjuhë sipas rastit që u dha në kongres por edhe me kompetencë profesionale. Qëndrimi në ambientet e pallatit të kongreseve i rrethuar nga kopshte e rrugë të lulëzuara e të gjelbëruara me palma të radhitura, me skulptura dhe konbinime artistike të çuditshme, psh; një skulpturë me kontrabaz, vegël muzikore kjo të thyera apo deformuara që krijonin një masiv para ndërtesës. Sigurisht zotërimi i gjuhëve të huaja bën të ndihesh komod në të gjithë aktivitetin shkencor shoqëror apo tregtar por edhe turistik.
Referonim në kongres ku gjithçka ishte për Insuficencën Kardiake, pamjaftueshmëria e zemrës për të bërë punën e saj siç është furnizimi i mirë me gjak i gjithë trupit, mjeke M.Komaj ADA Paris, M.Ghe Orghiade Chicago, S. Solomon Boston, edhe siç thamë grupi ynë, mjekë të gjithë, Gëzimi me Vjollcën, Danjela me Arjanin dhe unë, të gjithë së bashku bëmë një plan që kryesisht të ndiqnin të gjithë punimet e kongresit dhe më pas të vizitonim vendet e bukura të këtij bregdeti “Cote d’ azur“. Grupi që i gjithi gazmor, rrjedhojë e harmonisë të shpirtit njerëzor dhe bukurive natyrore. Na favorizon dita e gjatë, po jo aq klima për të vendosur siç ishim të vizitonim Kanën e famshme dhe rrugës qytetin Antibë ku na thanë se jetonte tashmë me burrin francez një tjetër mjeke shqiptare po aq e njohur edhe si aktore e suksesshme, Anisa Markajan. Në anën tjetër gjithmonë në breg deti nëpër shumë gjire por më pranë Nisës ndodhet e mrekullueshmja Monte Carlo (Monako). Transporti me autobus kudo qoftë është 1 euro, kurse treni nga Kana është 6 euro dhe nga Monako 3.3 euro. U zgjodh në vajtje autobusi që të shihej e shijohej ky bregdet, që nga sipër ngjante me një gojë të hapur me dhembë brenda të çdo lloj qenie.
Kana ka të famshmin pallat të konkurrimit të filmit ndërkombëtar i quajtur festival i Kanës. I privilegjuar në këtë rast të thithë turistët me të gjithë paratë e tyre. Ky pallat i zbukuruar në mënyrë festive në mënyrë të vazhdueshme ku aparatet fotografike apo video zotëronin gjendjen. Si të gjithë edhe ne, në mënyra e forma të ndryshme u vendosëm përballë aparateve. Këto ishin në breg afër detit me të gjithë inventarin që kanë këto lloj. Kurse qyteti ngjitej në kodër me këmbët tona duke ngjarë me Beratin tonë me të bukur se ai, por vetëm se në vend të portave të shtëpive ishin porta dhe vitrina dyqanesh klubesh etj, që sigurisht s’mund të rrinim pa i shijuar.
Tjetër gjë ishte Monte Karlo shumë më madhështorë me habidhënëse, i gjithë i ndërtuar në shkëmb me infrastrukturë e ndërtime vezulluese që në të njëjtën kohë që ngre kokën lart për të parë ndërtimet me ato dritare e ballkone të zbukuruara me ornamente dhe sytë njëkohësisht tërhiqnin nga bukuri të tjera me forma që s’ta merr mëndja duke të kthyer me trup vetvetiu drejtimin. E gjithë kjo falë investimit mendor e sigurisht financiar. Siç e dini para dy javësh u zhvillua gara e radhës e F1, ku në vende të ndryshme qoftë në lulishte, apo platforma betoni të skafeve ngriheshin shkallët apo karriget e shikueseve të garave, ku bileta kushtonte 300 euro. Të gjitha këto ishin me profile hekuri të çmontueshme për tu kthyer në gjendjen e mëparshme pa ato shkallë. E kjo pistë kalon midis e para kazinove më luksoze ku njerëzit qëndronin kureshtarë se ç’lloj makine vinte kush zbriste e çfarë kishin veshur, si kish rregulluar lukun. U bëmë dhe ne pjesë përbërëse e aktivitetit të kazinove si kujtim i bukur duke u stampuar në foto. Në këtë shëtitje dhe rrugë-piste na tërhoqën vëmendjen shkrime të cilat ishin afër profesionit tonë, si klinika kardiotoracike, klinika fizioterapisë, shërbime urgjence të vendosura edhe këto në ndërtesa të bukura por me pamje të përshtatshme për funksionimin mjekësor. Përshtypje dhe habi na bëri që përpara banesës të princit të Monakos ishte vetëm një polic pa armë pa shkop, epo menduam që ka sistem vëzhgimi. Dakord! Po masa mbrojtëse?
Kthimi me tren na befasoi të gjithëve. Për të shkuar në stacion të trenit duhej të futeshe në shkëmbinj tunele këto të rregulluara përsëmbari. Bileta pritej në makineri dhe kur dolëm në stacion u shoqëruam me pasthirrmën e të gjithë turmës yyyyyyyyyy hajde hajde, një mrekulli e bërë nga mendja e dora e kush e di kujt. Stacion të tillë nuk kemi parë, në atë lloj gjerësie e lartësie me materiale dhe ndriçim të magjishëm, me mënyrën e hyrje - daljeve, mrekulli e vërtetë. Gjithë grupi prej 5-vetësh, pati një çlodhje psikologjike dhe fizike pas atij udhëtimi në këmbë. Ngacmuesi fantastik i jashtëm ndikoi në të gjithë qenien tonë. Dhe natyrisht të gjithë biseduan për vendin tonë, që ndikimi i jashtëm patjetër ndikon pozitivisht tek ne. Bregdeti i Jonit të thotë shumë. Patjetër do bëhen gjëra të mira dhe të bukura në vendin tonë – thotë doktor Arjani. Vërtet zili dhe shpresë sepse emigrantët që jetojnë duan ta bëjnë vendin e tyre çfarë kanë parë e jetuar vetë. Privati është kyçi i të gjithë të mirave.
Më vjen keq që nuk arrita të përshkruaja të gjitha por duke lënë vend për shkrime të tjera, kësaj radhe të konferencave ndërkombëtare në vendin tonë. I gjithë ky aktivitet i mrekullueshëm në Francë u mundësua nga ndihma bujare që bëri kompania farmaceutike “LEK”, e pranishme në vendin tonë me barna për të sëmurë.
Të nesërmen që në mëngjes morëm avionin dhe u kthyem në Shqipëri që mezi e prisnim. Bukur është kudo, por shtepia jote është me e ëmbla.

Dr. Leonidha Peppo

Kardiolog Poliklinika Nr.4 Tiranë

13 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›