KOP ndez debatet në PD
11/01/2005 Emrat e dhënë për Komitetin e Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike nuk ka kaluar pa ndezur xhelozinë e një pjese të strukturave dhe atyre që kanë vite që militojnë në PD. Selia e demokratëve, vetëm një ditë pas prezantimit të KOP-së prej kryetarit të partisë, Berisha, është përfshirë nga debate dhe komente të ashpra. Burimet janë shprehur se shumë prej anëtarëve të PD-së, disa prej tyre edhe në Kryesinë e partisë, i shohin anëtarët e KOP si rivalë të mundshëm në zënien e posteve në qeveri, në rast të një fitoreje në zgjedhjet e këtij viti. Xhelozinë, sipas të njëjtit burim, e ka ndezur dhe më shumë deklarata e kreut të PD-së, Berisha, mbi pjesëmarrjen e KOP në qeveri, si dhe titujt në shtypin e përditshëm që e konisderonte Komitetin e Orientimit të Politikave si "Qeverinë hije të PD-së". Lënia në dorë e pjesës më të rëndësishme të fushatës, siç është programi i partisë, si dhe zhvendosja e vëmendjes të një pjese të mirë të Kryesisë dhe vetë kryetarit Berisha drejt kësaj strukture, ka bërë që shumë prej anëtarëve të revoltohen dhe ta shohin ngritjen e KOP-së si shpërfillje që Kryesia e partisë i bën punës së tyre.
Drejtuesit
Asnjë nga drejtuesit e Lartë të PD-së, nuk e ka pranuar faktin që KOP-i ka ndezur xhelozinë dhe ka prishur në një farë mënyre qetësinë stoike, që mbizotëronte deri para së dielës në PD. Sekretari për Burimet Njerëzore, Fatos Beja, i ka konsideruar debatet si spekulim të medias, duke thënë se krijimi i KOP-së nuk kërcënon askënd, por është një tjetër hap pozitiv drejt përmirësimit jo vetëm të imazhit të PD-së, por të krejt alternativës që ofron politika shqiptare. "Partia Demokratike është një parti e madhe dhe ka vend për çdo njeri që do të kontribuojë në të. Ky është një hap mjaft pozitiv me njerëz të kualifikuar dhe që nuk i shërben vetëm Partisë Demokratike në veçanti, por gjithë vendit në përgjithësi", tha Beja.
Programi
Berisha nuk ka vonuar të nisë punën me Komitetin e deklaruar dy ditë më parë. Sot në ambientet e Hotel Tiranës (15-katëshi), do të paraqitet programi i PD-së në luftën kundër korrupsionit. Platforma pritet të paraqitet prej një nga drejtuesit e koalicionit kundër korrupsionit. Ideja për krijimin e KOP-së është hedhur që një vit më parë, por Komiteti mori formë të plotë vetëm më datë 9 janar të këtij viti. Lideri demokrat, Berisha, i mbajti emrat dhe takimet e tij me përfaqësuesit e shoqërinë civile larg syrit të medias, pikërisht për të shmangur xhelozitë dhe debatet që mund të vinin prej tyre. Deri ditën e fundit dihej shumë pak, ose aspak për emrat që do të përbënin KOP-në. Kjo dhe për faktin se shumë prej tyre kanë qenë ose bëjnë pjesë në administratën shtetërore. Përveç të tjerave, dalja me emrat dhe fytyrën e shoqërisë civile vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve do të kishte më shumë impakt përpara zgjedhësve dhe do t'i bëjë akoma më të besueshme premtimet e PD-së për një qeveri ndryshe.