Sëmundja e Geri Nevil
11/01/2005
Stafi mjekësor i klubit të Mançester Junajtid ka deklaruar se, ende nuk kanë arritur të përcaktojnë me saktësi, natyrën e sëmundjes së pësuar nga Geri Nevil. Mbrojtësi anglez ka qenë i detyruar që të mungojë në pesë takimet e fundit për fanelën e Mançester Junajtid, si pasojë e një virusi. Kjo sëmundje misterioze duket se ka infektuar edhe shokët e tjerë të skuadrës, siç janë Liam Miller, Erik Xhemba-Xhemba dhe Pol Skol. E megjithatë si për çudi, këta të tre kanë arritur t’i shpëtojnë infeksionit viral, kurse Nevil vazhdon të vuajë akoma me formën e tij jo të mirë shëndetësore që është duke kaluar kohët e fundit. Nga ana tjetër, edhe trajneri i djajve të kuq, Sir Aleks Ferguson, ka shprehur hapur shqetësimin e tij lidhur me pamundësinë për të gjetur rrënjët e vërteta të këtij problemi. Ai është duke pritur me ankth, rikthimin në formacionin titullar të një mbrojtësi me eksperiencë, siç është Geri Nevil. “Personat e specializuar në stafin mjekësor me sa duket, e paskan tepër të vështirë për të zbuluar sëmundjen e vërtetë të Gerit, ka thënë Ferguson. Janë kryer të gjitha testet e duhura në të tilla raste, por akoma nuk kemi arritur të kuptojmë se çfarë është duke ndodhur me atë. Ai ndihet mirë një ditë dhe më keq ditën tjetër. Jam i sigurtë se, gjendja e tij shëndetësore do të rregullohet, por tani për tani unë nuk mund të them, nëse ai do të jetë i gatshëm për të luajtur sërish futboll”.