Nano sulm komitetit të PD
11/01/2005 Kryeministri Fatos Nano nuk ka vonuar të sulmojë Komitetin e Politikave të Orientimit të PD-së, të shpallur dy ditë më parë nga Sali Berisha. "Jo të gjitha gjërat që kanë emrin orientuese të orientojnë, shumë prej tyre të çorientojne për shkak të polemikave politike, polemikave publike dhe veçanërisht të polemikave që vijnë nga analistë që nuk kanë ekspertizë", tha Nano. Ai ka rikujtuar se një pjesë e anëtarëve të këtij organizmi kanë qenë më parë në strukturat e larta të qeverisë, por që janë cilësuar si të korruptuar nga vetë kreu i demokratëve. Në këtë rast, ai ka rikujtuar sulmet ndaj ish-drejtores së Doganave, Tatjana Kongoli. Nga ana tjetër, në lidhje me figurat të papërfolura deri më tani dhe që janë cilësuar kompetentë në fushën e tyre, Nano tha se ata po rrezikojnë të humbasin identitetin e tyre profesional përballë atij politik. Ky ka qenë reagimi i parë i Nanos përballë zgjedhjes që ka bërë Berisha në drejtimin e partisë. Do të jetë ky komitet i sulmuar nga Nano që do të paraqesë programin e demokratëve përballë programit të socialistëve. Por, ndërsa Berisha do të shpallë programin në muajin mars, socialistët do ta paraqesin në fundin e muajit janar.
Doganat
"Besoj se nuk ka ngelur ndonjë njeri normal që të besojë se salmonela e pulës kongoleze mund të kthehet prapë në dogana apo në financat publike, ashtu siç nuk besoj se ka ngelur njeri normal në qarkullim, që mund të mendojë se piramidat, që u shkulën, mund të kthehen prapë mbi një shtrat tjetër të vjetër rëre të shtypur me rul, apo mund të kthehemi prapë te trustet e lulelakrës të agallarëve të vitit 2000, apo gjëra të tjera që kemi lënë pas", tha dje Nano në lidhje me Tatjana Kongolin, një nga anëtaret e Komitetit të Politikave të PD-së. Reagimi ka ardhur për shkak se rreth 18 muaj më parë Kongoli ka mbajtur postin e kreut të Doganave. Para kësaj detyre, Kongoli ka mbajtur një post drejtues në financat e FMN-së në Tiranë.
Genc Jaku
Neve nuk na vlerëson Nano
Anëtarët e Politikave të Orientimit të PD-së kanë reaguar menjëherë ndaj deklaratës që kreu i qeverisë ka dhënë kundër tyre. Në një prononcim për "Metropol", Genc Jaku tha se "nuk është Nano që i vlerëson këto punë. Nano ka probleme me veten dhe nuk mund të vlerësojë integritetin profesional të askujt". Jaku njihet në përfqësuesit e agronomëve si mbrojtës i bimëve. Madje, këtë ai e ka vërtetuar në drejtimin e Fondit për Zhvillim Rural. Nga ana tjetër, ai është sprehur se ideja për këtë komitet të PD-së nuk është e re, por e hedhur prej disa muajsh. "Ftesa për të qenë pjesë e kësaj strukture të re të Partisë Demokratike më ka ardhur prej disa muajsh", tha Jaku në prononcimin e tij. Jaku pritet të mbaj një raport të hollësishëm mbi politikat e PD-së në Bujqësi dhe në zhvillimin rural të vendit.
Fatbardh Kadilli
Identiteti nuk na humbet
Në prononcimin për "Metropol", Fatbardh Kadilli, përfaqësues i organizatave joqeveritare, dhe specialist në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit, tha se "identitei nuk humbet nëse unë gjej mbështetje politike nga një forcë e caktuar. Nëse këtë luftë kundër korrupsionit e plotëson PD, atëherë unë do të shkoj pranë PD-së, kjo nuk është humbje identiteti, përkundrazi. Askush s'e ka paragjykuar Kryeministrin kur mori individë nga shoqëria civile dhe i futi në PS, madje disa prej tyre i bëri dhe ministra. Edhe Dritëro Agolli është poet, por nuk mund ta paragjykojë njeri se është anëtar i PS-së, madje kjo nuk e bën një poet të keq. Kjo është alibi që bën Kryeministri për t´i bërë presion individëve që të mos afrohen pranë PD-së". Sipas Kadillit, ftesa është një provë që nuk është vetëm ftesë për individët, por është hapje ndaj politikave.
Aldo Bumçi
Nano s'kishte çfarë të thoshte tjetër
Diplomati dhe pedagogu i Shkencave Sociale, Aldo Bumçi, e shikon nismën e PD-së si pozitive. Ndërkohë në lidhje me kritikat e Kryeministrit, ai tha se reagimi ka qenë vetëm për të thënë diçka, duke qenë se nuk ka asnjë pikë ku të kapet. "Unë nuk mendoj se mund të humbas identiteti profesional dhe personal. Identiteti profesional i gjithësecilit nuk mund të humbas për çështje programi. Jemi vetëm 6 muaj para zgjedhjeve dhe Kryeministri ka qenë i detyruar të thotë diçka. Nuk mund të humbas identiteti profesional nga dhënia e ideve mbi energjetikën dhe fusha të tjera, pavarësisht se ku i jep ato", tha për "Metropol" Bumçi. Ndërsa për Komitetin e Orientimit të Politikave në PD ai tha se "është shumë pozitive dhe iu jep rëndësi përmbajtjës së programit të një partie".