Morientes refuzon Barçën
11/01/2005
Cili do të jetë destinacioni i Fernando Morientes? Shumë vetë mendojnë se do të luajë te Liverpuli i Rafael Benitez, por ditët e fundit ka treguar interes edhe Barcelona. Duket pothuajse e pabesueshme që të arrihet marrëveshja, sepse katalanasit dhe madrilenët janë rivalë të përjetshëm në kampionatin spanjoll. Le të shpjegohemi më qartë: Morientes te Reali nuk ka luajtur asnjëherë në vazhdimësi dhe për këtë, i ka kërkuar drejtuesve madrilenë, të shitet. Por, trajneri i ri, Vanderlei Luksenburgo, nuk e ka pranuar transferimin e Fernando Morientes, te Liverpuli: “Nuk mund të forcojmë një rival direkt në Ligën e Kampioneve”. Nga ana tjetër, Morientes ka qenë i qartë: “Nuk mund të qëndroj më në pankinë. Jam lodhur duke pritur. Për mua, Liverpuli është një mundësi konkrete”- ka thënë futbollisti përpara disa ditësh.
Nga ana tjetër, Barcelona ndjen mungesën e një sulmuesi pas dëmtimit të Henrik Larson, i cili do të kthehet në fillim të sezonit të ardhshëm. Drejtuesit katalanas janë interesuar për Goran Pandev, por presidenti i Lacios, Lotito, nuk ka ndër mend ta shesë qysh në janar. Dhe kështu, pista më e mundshme për momentin, duket ajo e sulmuesit të Real Madrid, Fernando Morientes. Te Barcelona, sulmuesi i Kombëtares, mund të luajë më shumë se te Reali, kjo është e sigurtë. Megjithatë duket shumë e vështirë që të arrihet marrëveshja, midis Realit dhe Barcelonës. Vetë futbollisti, nuk e pranon interesimin e Barcelonës dhe shton se, dëshiron të luajë me Liverpulin: “Barcelona? Nëse largohem nga Real Madrid, nuk do të luaj në Spanjë. Më pëlqen të transferohem në kampionatin anglez, me Liverpulin, por duhet rënë në marrëveshje me Real Madrid”.