E Diel, 1 Nëntor 2026

Vieri: Nuk e prisnim

11/01/2005  

Kristian Vieri shikon mbrapa: “Sigurisht që ka qenë ndeshja më emocionuese në 200 ndeshjet e mia të Serisë A, nuk më kishte ndodhur asnjëherë të përjetoja një kënaqësi të tillë. Ka qenë një emocion shumë i madh”. Të paimagjinueshmin 3-2 kundër Sampit, e shikon sikur të ishte një film. “Kemi fituar dhe kemi barazuar shumë ndeshje, por një rast i tillë nuk më kishte ndodhur asnjëherë. Akoma ndjej kënaqësi, ishte shumë e bukur të ishe në fushë. Kemi shkuar në disavantazhin e dy golave pa e kuptuar, sepse ishim duke luajtur një ndeshje shumë të bukur. Kemi sulmuar, kemi krijuar shumë raste dhe kemi goditur shtyllën: pavarësisht gjithë këtyre gjërave, ishim në disavantazh 2-0. Një situatë shumë e vështirë për t’u shpjeguar, sepse ishim shumë të dëshpëruar. Por jemi treguar shumë të zotë që kemi lëshuar dhe kemi besuar deri në fund dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk është e lehtë të jesh nën disavantazhin e dy golave në pesë minutat e fundit dhe të mendosh për të fituar. Por ia kemi arritur dhe ka qenë shumë e bukur”. Si të është dukur largimi i tifozëve pas rezultatit 2-0? Sigurisht që nuk ka qenë shumë simpatike. “Ato 7.000 tifozë që janë larguar nga “San Siro” përpara se të mbaronte ndeshja kanë gabuar, nuk duhet të ikin. Skuiadra ka shënuar përher deri në fund të ndeshjeve”. Thuhet që Interi ka sulmin më të fortë në botë. “Nuk e di, kemi fituar një nndeshje shumë emocionuse por ka edhe shumë skuadra të tjera më sulm të fortë si tonin”. Shpresa e tifozëve është se të dielën më së fundi ka qënë ndeshjsa e zhbllokimit. Vi eri nuk shpërqëndrohet: “Shpresojmë që të jetë kështu, edhe se shpesh pasi fitojmë themi që kjo ishte ndeshja e zhbllokimitedhe pse nuk ka qënë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›