E Diel, 1 Nëntor 2026

NASTRADINI DHE SHAKAXHINJT E PRPARIMIT

Mbase do bere qe ne krye nje sqarim vecanerisht per miqte qe peshkon ne institucionet euroatlantike pushteti aktual i Tiranes Gjeniu i Buharase nuk ka qene vertet nje hoxhe fshati qe nuk dinte si ti jepte uje gomarit por ka qene nje profesor mendjendritur i filozofise ne Bagdadin e lulezuar te kohes se vet.

Keshtu thote historia dhe ndoshta do tu bente mire dhe miqve te pushtetit te Tiranes ne institucionet e rendesishme te Europes se Bashkuar ta dinin se gjeniu i Buharase mbeti i pavdekshem jo si mik i pushtetareve te semure qe nuk mungonin dhe ne ate kohe te larget por si mendimtar qe nxori ne driten e arsyes se shendoshe absurditetin e etheve per pushtet si nje nga cenet me te renda te rodit tone njerezor.

Me te drejte mund te pyese lexuesi yne i lodhur Pak perralla me mbret po degjojme perdite nga pushtetaret tane por na u dashka tani te perfshijme ne kete qerthull edhe miqte e nderuar te pushtetareve tane ne BE Nuk me duket se po i perfshijme duke u rene ne qafe. Me duket se eshte krejtesisht e kundertahellip

Ky tranzicioni yne duket se ne vend qe te ece perpara po vjen vetem rrotull nga diktatura e hapur e komuniste e komandantit legjendar ne nje diktature te veshur keq me parulla antikomuniste. Ky tranzicioni yne i drejtuar tashme per dy dekada nga komunistet e deformuar prej etheve te pushtetit e te veteshpallur demokratikas per hir te pushtetit duket po aq origjinal sa dhe regjimi i djeshem i agallareve te tyre te kthyer ne komuniste per te ruajtur pushtetin me flamur te ri. Ky lloj tranzicioni jo vetem qe ka bllokuar rrugen e natyrshme te demokracise por komunistet tane te deformuar nga ethet per pushtet bertasin per reforma te medha e te papara nga historia e botes dhe vetem sa deformojne cdo proces te sistemit te ri duke filluar qysh me privatizimin e paligjshem te pronave te pronareve te ligjshem e te prones publike e deri te privatizimi i te gjitha institucioneve te shtetit.

Dhe ne mes te ketij transformimi te deformuar te regjimit te djeshem komunisteve tane te deformuar nga ethet e pushtetit po u vijne cuditerisht ne ndihme edhe miqte e pushtetit neper institucionet e rendesishme te Europes se lirive. Eumlshte vertet me teper se e cuditshme kur sheh me sa zell hidhen ne ndihme te pushtetareve tane te ketij tranzicioni-derstile edhe ndoca miq europiane te pushtetit aktual te Tiranes. Madje e kane aq te tepert zellin e tyre ne ndihme te pushtetit ca europiane te pushtetshem qe ngjajne aq pak me europianet e te drejtave dhe te lirive te njeriut sa kujtojne se qytetaret shqiptare qe po presin kot dy dekada te ece perpara dhe tranzicioni i vendit te tyre nga diktatura ne demokraci kane nevoje me shume jo per demokraci te mirefillte por per te degjuar dhe nga Brukseli e nga Strasburgu perralla te deformuara me gomarin e Nastradinithellip

Eumlshte pikerisht ky lloj i cuditshem europianesh qe po na bien si shume ne qafe - a thua se kemi pak trashegimtaret e diktatures te veshur me kostum europianhellip Eumlshte pikerisht ky lloj aq i cuditshem funksionaresh europiane qe u be shkak per te shkruar keto radhe.

Se del nje dite te bukur njefare drejtori europian i nje ndermarrjeje te madhe si CEZ-Shperndarja dhe deklaron si te fliste ne nje jerm te rende se do te rritet perseri cmimi i energjise pasi qytetaret qe paguajne rregullisht duhet te paguajne edhe per ata qe nuk paguajne. Dhe ky zoteri europian aq i cuditshem harron se e ka privatizuar ate ndermarrje shqiptare jo nga konsumatoret e thjeshte shqiptare por nga pushtetaret te cilet i ka dhe ortake me perqindjen perkatese te aksioneve. Nuk po hyjme fare se si arriti ta privatizonte per pese kacidhe ate pasuri te madhe publike te shqiptareve por te pakten ti zgjidhe problemet me ortakun e vet prej te cilit e privatizoi dhe jo tua ngarkoje dhe problemet e tij konsumatoreve. Se edhe konsumatoret shqiptare qe nuk dine te blejne aq me leverdi sa drejtori ne fjale i ardhur nga Europa e zhvilluar kane degjuar qe energjia e tyre prodhohet nga hidrocentralet dhe prandaj eshte nga me te lirat e tregut perkates kane degjuar qe cdo ndermarrje kur investon per perteritjen e saj teknologjike kete nuk ua kerkon konsumatoreve por e ka llogaritur me kohe ne planet e veta. Se e dine dhe konsumatoret e varfer shqiptare qe ne asnje vend te botes per ata qe nuk paguajne nuk ka pse te paguajne qytetaret e rregullt e dine dhe qytetaret e varfer shqiptare se mospagimin e energjise vjedhjen e saj apo demtimin e infrastruktures se shperndarjes se saj ndermarrja duhet ta zgjidhe me qeverine ne rastin tone ortaken e saj aq bujare dhe jo tua ngarkoje te gjitha keto qytetareve te duruar shqiptare.

Se dhe shqiptaret e varfer e dine qe ne kete afere te rritjes se pandalshme te cmimit te energjise qe prodhohet nga uji i lumenjve te tyre dhe pasuron drejtoret e huaj me ca palo pushtetare vendas sikur nuk shkon fare ajo perralla me gomarin e Nastradinit i cili na le thenien e tij te famshme Sa e mesova te jetonte pa ngrene me ngordhi gomari i shkretehellip

Se kjo bote eshte aq rrumbullake sa nuk merret vesh gjithnje se kush eshte gomari i Nastradinit dhe mund te vije dita qe me keta lloj drejtoresh aq pak europiane kur vijne ne Shqiperi edhe firma te medha si CEZ-Shperndarja ti lodhe shqiptaret duke i rrjepur me pasurine e tyre e duke u ndihmuar ne kete rrjepje nga nje pushtet qe mendon vetem per pasurimin e vet. Mund ti lodhe aq shume sa te kujtohen dhe te ne ligjet perkatese per zbatimin e kontratave me konsumatoret dhe te mos ngordhe me gomari i Nastradinit por keta lloj drejtoresh shakaxhinj e keto lloj ndermarrjesh shakaxhesha ndash tok me pushtetaret tane parakapitaliste ndash larg qofte te na ngordhin te paguajne te gjitha demet qe u kane shkaktuar konsumatoreve te varfer. Dhe atehere nuk besoj se do kene deshire as ta kujtojne me ate shakane e lashte me gomarin e Nastradinithellip

Atehere edhe ndonje mik pushteti ne institucionet e rendesishme te Europes se lirive nuk besoj se do te na e tregoje nga Brukseli perrallen e gomarit te Nastradinit. Se dhe zoteria i nderuar qe kryeson te Djathtet ne Parlamentin Europian ka per ta mesuar me ne fund qe ne keto anet tona kemi aq shume shakaxhinj te perparimit sa nuk u vjen radha te tallen me shqiptaret aq pa shije edhe shakaxhinjte e perparimit qe mund te kene mbetur ne Europen e Bashkuar meqe bashkimet i perfshijne bujarisht te gjithe llojet e shakaxhinjve.

Se nuk e koncepton dot asnje njeri normal qe zoteria kryesues i te Djathteve ne Parlamentin Europian te jete aq shume i deshiruar per te ndihmuar komunistet tane te kthyer ne te djathte me porosi po te partise se tyre komuniste sa te harroje te kerkoje edhe zbatimin e Rezolutes qe miratoi Parlamenti Europian per krizen politike qe po derrmon Shqiperine prej me shume se nje viti. Sikurse nuk e priste njeri normal qe zoteria i shquar ne krye te te Djathteve te Parlamentit Europian te beje aq fort tifo per komunistet tane te betuar te kthyer brenda nates ne te djathte te perveluar sa te perpiqej te na tregoje dhe nga Brukseli e nga Strasburgu ate perrallen e lashte me gomarin e Nastradinithellip

Se zoteria i nderuar qe kryeson te Djathtet e Parlamentit Europian nuk ka nevoje tia kujtojme ne nga Shqiperia e prapambetur qe ne sistemin e demokracise opozita cilado qofte ajo nuk eshte me armike e popullit por eshte thelbi i vete ketij sistemi. Se ne nuk jemi aq keq per shakaxhinj te perparimit as ne pushtet e madje as ne krye te sindikatave te majta. Ja pse mbase perpara perralles me gomarin e Nastradinit zoteria i nderuar i Parlamentit Europian duhet te kishte mesuar se ne kete Shqiperine tone te tranzicionit ndash derstile kemi edhe ndonje kryetar sindikate te majte minatoresh qe na deklarohet si kryetar i nje Sindikate te Djathte dhe mbeshtet gjithmone te Djathten ne pushtet doemos ate qe na ka mbetur ne dere si e Djathte dhe nuk para ndihet nevoja per te marre hua sindikaliste te djathte edhe nga Europa.

Sikurse besojme qe e di mire edhe tifozi i pushtetit tone ne Parlamentin Europian se ai qe eshte vertet i ndershem qofte edhe pa arritur aq lart deri te dashnori i lirise nuk ka nevoje te fshihet pas ligjeve te shtremberuara me urdhrin e tij kur dyshohet per shkaka te tilla si vjedhja e votavehellip

Se zoteria i nderuar qe kryeson me aq sukses te Djathten e Parlamentit Europian ne vend qe te na tregonte aq te shtremberuar prej tij nga Brukseli ate perrallen e lashte me gomarin e Nastradinit mund te na kishte kujtuar ate thenien e mencur te Balzakut Shakaja eshte si pambuku sa me shume ta zgjatesh aq me shpejt keputethellip

Aq me keq kur behet shaka me perparimin e nje populli e te nje vendi qe mezi pret te dergoje te zgjedhurit e tij doemos jo me keto lloj zgjedhjesh qe kemi bere deri me sot e as me keta lloj tifozesh te tyre nga Europa ne Parlamentin Europian. Atehere sikur nuk na qeshet dot as me shakate e mencura te Nastradinithellip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›