E Shtunë, 31 Tetor 2026

KORÇE/ Pranga të riut me 10 doza hashash

 

KORÇE - Policia e Korçës arrestoi dje Ardian Pupën, 28 vjeç nga fshati Mborje i këtij rrethi. Mësohet se gjatë kontrollit fizik të tij iu gjetën tri qese standarde farmaceutike, të cilat ishin të mbushura me bimë të ngjashme si ajo e kanabis sativa. Më pas gjatë kontrollit të banesës iu gjendën dhe shtatë qese të tjera të këtij lloji. Ekspertët e zyrës së luftës kundër drogës bënë peshimin e dhjetë qeskave të vogla dhe konstatuan se ato peshonin gjithsej 50 gramë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›