Dj Tiesto sjell albumin e ri në Dhërmi
I konsideruar si një nga DJ-të më të mirë në botë, pas disa ditësh, Dj Tiesto do të jetë në Shqipëri. Muzika tekno dhe elektronike ka me qindra fansa në Shqipëri dhe me mijëra të tjerë nëpër Ballkan. Kjo rrymë e jashtëzakonshme muzikore është një derivat i drejtpërdrejtë i muzikës dance të viteve ‘80-‘90. Dikur një rrymë e grupeve të vogla artistike të Amerikës dhe Evropës Perëndimore, tani muzika elektronike tërheq fansa nga e gjithë bota madje edhe në Shqipëri. Një nga artistët më përfaqësues të kësaj rryme, është holandezi DJ Tiesto, fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare, i cili ka luajtur dhe vazhdon të luajë në qytetet dhe plazhet më metropolitane të Evropës, e që është në krye të klasifikimeve të muzikës elektronike në të gjithë botën. Ditën e enjte, datë 6 gusht, do të shkelë për herë të parë tokën shqiptare, duke luajtur në Havana Beach Club, Dhërmi. Relievi dramatik i bregdetit Jonian, i konsideruar si cepi i fundit i paprekur i Mesdheut, atë natë do të jetë skena në të cilën DJ Tiesto do të luajë për fansat e tij shqiptarë. I konsideruar si “DJ më i mirë në botë” për 3 vite rresht nga Dee-Jay Magazine, Tiesto ka mjaft arritje në karrierën e tij. Ndër to vlen të përmendim Lojërat Olimpike “Athinë 2004”, marrja e Urdhërit “Orange-Nassau” nga Mbretëresha Beatris e Hollandës, çmimi ”Best Solo Artist” në International Dance Music Aëards në Miami etj. Albumet e tij: “In My Memory”, “Just Be”, “Parade of the Athletes” dhe “Elements of Life” janë ndër më të shiturit në tregjet e muzikës elektronike, ndërkohë që në shtator artisti do të hedhë në treg albumin e tij më të ri, këngët e të cilit vijnë live për herë të parë në Havana Beach Club, Dhërmi. Mbërritjen e DJ Tiesto në Shqipëri e kanë mundësuar një grup biznesesh, duke nisur nga Vodafone Albania, kompania e cila këtë verë gjendet sërish pranë pushuesve shqiptare e të huaj me festa, argëtim dhe surpriza të panumërta. Gjithashtu, Vodafone Albania ka menduar të dhurojë 280 bileta për të gjithë ata fansa të DJ Tiesto, të cilët kanë lindur në datën 6 gusht dhe që do tashmë do të festojnë këtë ditë së bashku me mijëra fansa të tjerë në plazhin magjik të Dhërmiut. Gjithashtu mbërritja e DJ Tiesto në Shqipëri është mundësuar nga Havana Beach Club, MAD, Le Spot Productions, Unlimited Productions, Publix PR, Adidas, Nivea, Amstel, Smirnoff, PR Albania, Octopussy Enterntainment, Arsik, Kiss FM dhe KUBE Studios. Biletat e koncertit mund ti gjeni pranë Vila Vodafone tek “Ish Blloku” dhe tek dyqani Vodafone, në ETC.