KOSOVË SERBI AKTI FINAL
JULIAN PAPAPROKO
Mungojnë tre ditë nga akti final i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhenieve midis dy shteteve. Mbas disa muajsh takimesh midis palës kosovare dhe serbe nën mbikqyrjen e BE dhe udhëtitmit të fundit në datë 21 mars në New York në Asamblen e Kombeve të Bashkuara, pritet një deklaratë zyrtare. Takimi i fundit midis dy Kryeministrave Thaçi dhe Dai në datë 2 Prill i mbajtur në Bruksel, megjithë tentativat e Baroneshës Ashton me një trataktivë maratone prej 12 orësh për arritje të një marrëveshje, dështoi. Mbas këtij takimi Ashton deklaroi se nuk ka për të pasur më takime të ndërmjetësuara dhe brënda të martës pritet një deklaratë zyrtare nga ana e dy palëve pasi të jenë konsultuar me parlamentet përkatës.
Palët e interesuara vihen përballë një vendimi sa të rëndësishëm aq edhe të vështirë. Ajo që rrezikon më shumë është Serbia, që në këtë momente ndodhet me shpatulla mbas murit. Nga njëra anë BE kërkon që Serbia të tregohet e pjekur dhe që koha e Millosheviçit ka mbaruar një herë e përgjithmonë. Me aprovimin e marrëveshjes do i jepte ndoshta goditjen e fundit të kaluarës dhe do i hapë rrugën vetes në mënyrë të bindshme drejte një integrimi evropiane që do të thotë edhe frymëmarrje për të ardhmen e vëndit. Ana tjetër e mediales do të thotë një cmim shumë të rëndë për pjesën më shumë nostalgjike sesa reale të humbjes përgjithmonë të idës së influencimit në punët e brëndëshme të Kosovës. Humbje kjo e fundit që do të thotë « de jure » edhe në veriun e Kosovës dhe me ekzaktësishtë në Mitrovic ku ka mazhorancën në popullsi pasi « de fakto » Serbia nuk vendos më në pjesën më të madhe të Kosovës që prej vitit 1999. Dacic dhe Vucic janë të detyruar të marrin një vendim që do ti shkaktojë tronditje përbrënda koalicionit. Asnjë leader serbe më parë nuk ka arritur aq large sa ti thotë lamtumirë Kosovës, por nga ana tjetër Serbia nuk ka qënë asnjë herë kaq pranë Evropës.
Kosova është ajo që gjithesesi del me një fitore të pjesëshme nëse arrihet një marrëveshje, por edhe që nuk humb nëse serbët tregohen akoma dhe një herë te papërgatitur për një hap të tillë. Thaçi ka arritur ti bëj ballë sulmeve të brëndshme të Vetëvendosjes që kërkon një njohje zyrtare të Republikës së Kosovës, me ndihmën e Aak të Haradinaj. Problemi i Kosovës do të ngelet gjithmonë i njëjti, me një Serbi në BE, pa njohjen zyrtare të Kosovës, do ta jetë gjithmonë të veshtirë rruga drejt integrimit evropiane. Rreziku që i kanoset Kosoves do jetë ai që problemi i statusit të saj të dalë një herë për gjithëmonë nga axhenda e BE. Gjatë gjithë kohës së bisedimeve ka pasur aprovimin e nderkombëtarëve pasi pakti mbështetet në marrveshjen e planit Ahtisaari që flet qartë për sa i përket mos ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ndërhyrjes të vendeve të tjera në punët e brëndshme të saj.
Ndërsa për sa i pëerkete palës së tretë, Bashkimit Evropian, një marrëveshje e dy palëve do të përkasë me provën e pjekurisë së saj nga pikëpamja diplomatike. E pagëzuar gjithmone si soft power, pa peshën e duhur në marrëdheniet ndërkombëtare, një marrëveshje e tillë do ti hapë rrugën influencës me tangente në zgjidhjen e momenteve të krizave. Interesat e evropes në ketë çështje janë edhe me direkte. Një arritje për normalizimin e raporteve Kosove – Serbi do të thotë edhe ulje të tensioneve në rajon çka është një çështje përparësore për BE. Marrëveshja do ti hapte rrugën e ushtrimit te influencës në një zonë që ka qënë gjithëmonë nën trysnin e Rusisë. Gjithashtu sforcot diplomatike do të justifikonin edhe investimet në rajon.
Një marrëveshje e tillë do të ishte e frytshme ndoshta për të gjithë ballkanin. Do të ishte edhe akti final i tragjedisë të gjithë zonës që përgjatë viteve 90 tronditi gjithë botën me krime makabre. Të dy kryeministrat do të bëheshin kandidat për çmimin nobel të paqes. Serbia do të bënte hapin vendimtare drejtë Evropës duke ju larguar nje vetëizolimi të rrezikshem. Kosova do të fillonte rrugën e gjatë por të domosdoshme të nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociimit që do ndihmonte gjithashtu drejtë një njohje me të gjerë në arenën ndërkombtare. Një mos arritje e marrëveshjes do të çonte në një status quo të rrezikshëm dhe të padobishem për të gjitha palët e përfshira.
KOSOVË SERBI AKTI FINAL burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email