KQZ, 385 kamera për numërimin e votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot dy projektvendime të rëndësishme. I pari ka të bëjë me vendosjen e kamerave dhe funksionimin e tyre pranë grupeve të numërimit të votave. Vendimi i dytë parashikon shtimin e stafit të KQZ-së me 458 punonjës të përkohshëm. Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi çdo tavolinë numërimi për regjistrimin e vlerësimit të çdo fletë votimi dhe transmetimin në kohë reale në monitorë (ekrane) të vendosur përballë vëzhguesve. Në çdo VNV do të ndërtohet një rrjet fizik, ku do të përfshihen kamera, monitorë (ekrane), DVR (digital video regjistrator), network swich, invertitor ups dhe kabull për lidhjen e këtyre pajisjeve në rrjet. Nga përllogaritjet e bëra, në të 66 VNV-të do të duhet të ngrihen 385 tavolina numërimi. Pra do të duhen 385 kamera. Çdo kamer do të duhet të lidhet me monitor TV, ose me projektor që projekton pamjen në ekran. Pra do të duhen 385 monitorë TV ose 385 projektorë dhe 385 ekrane. Do të duhen 66 pajisje regjistruese që të mundësojnë regjistrimin e pandërprerë për një kohë jo më pak se 20 orë. Ka lindur mendimi që të realizohet edhe një sistem për të monitoruar procesin e numërimit të votave në çdo VNV nga ambientet e KQZ-së, duke parë në kohë reale në monitorë këto VNV. Për këtë do të duhet të ngrihet një rrjet i të dhënave për të lidhur VNV-të me sallën e mbledhjeve të KQZ-së. Ky rrjet duhet të ketë kapacitet transmetimi të mjaftueshëm e të sigurt. Për këtë do të duhet: Kamera qendrore me pamje 3600 që të mbulojë gjithë VNV-në, pra gjithsej 66 kamera të tilla. Kjo kamer do të regjistrojë dhe transmetojë pamje vizive dhe zanore me një rezolucion të përshtatshëm në ambientet e monitorimit (KQZ). Imazhet dhe zëri do të regjistrohen në 2 pajisje digitale regjistrimi. KQZ që ta realizojë gjithë procesin duhet të bëjë blerjet e nevojshme dhe rekrutimet e po qe nevoja kualifikimet e 100 personave të nevojshëm. Rruga e realizimit të këtij projekti do të varet dhe nga kostoja që nuk mund të dalë pa bërë eksperimentin e përmendur. Në lidhje me përdorim e procedurës prokuruese, që do të përdoret për blerjen dhe instalimin e kamerave vëzhguese gjatë procesit të numërimit të votave, ka disa parashikime që vështirësojnë tenderin e hapur.