Basha në Ministerialin e ministrave të NATO-s
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, do të marrë pjesë në Ministerialin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s që do të mbahet në Bruksel më 4-5 mars 2009. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Jashtme. Tema kryesore e këtij Ministeriali është përgatitja për Samitin e NATO-s të 3-4 prillit në Strasburg-Këln, ku pritet që Shqipëria të marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Gjatë Ministerialit, ministrat e Punëve të Jashtme të 26 vendeve anëtare të Aleancës, së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, do të diskutojnë një numër dokumentesh të rëndësishme për të ardhmen e NATO-s, të cilat do të paraqiten në Samitin e Strasburg-Kelnit për t u adaptuar nga kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ministri Basha ka marrë pjesë në Darkën Transatlantike, të organizuar nga zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Karel de Gucht.
Në këtë takim do të marrin pjesë, përveç ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Komisionerja e BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Do të diskutohet rreth çështjeve të rëndësishme për komunitetin transatlantik.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009