E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ: Kandidatët që janë në barazim, zgjidhen me gogla

25/05/2005  Celibashi paralajmëron partitë që nuk kanë dhënë emrat për KZZ

ZKomisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje që, në rastet kur dy kandidatë kanë marrë vota të barabarta në zgjedhjet e tri korrikut, të shpallë fitues atë konkurrent që do të zgjedhë goglën me letër brenda gjatë hedhjes së shortit. Gjatë diskutimeve u theksua se në short do të vendosen aq gogla sa janë dhe kandidatë me vota të barabarta. Në një nga goglat do të vendoset një letër, ku do të shënohet "Fitues". Në rastet kur në procesin e

hedhjes së shortit nuk do të paraqitet asnjë nga kandidatët, KQZU do të përcaktojë disa persona të tjerë që në prani të medias do të tërheqin goglat në emër të kandidatëve. Për të parandaluar çdo akuzë është kërkuar që kandidatët të lajmërohen 5 ditë para për hedhjen e shortit. Ndërsa i gjithë procesi do të jetë i monitoruar prej mediave. Një tjetër çështje shqetësuese për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka qenë dhe ngritja e komisioneve zgjedhore zonale. Deri më tani, 5 parti politike nuk kanë paraqitur ende 22 emra për anëtarë të KZZ-ve. Sipas ligjit, në rast se partitë nuk sjellin propozimet në kohë, ato e humbin këtë të drejtë dhe u kërkohet partive të tjera që të paraqesin propozimet e tyre. Megjithatë, u vendos që kjo pikë të shqyrtohet në një mbledhje të ardhshme. Ndërsa ky diskutim është cilësuar dhe si një paralajmërim për partitë, që nuk e kanë përmbushur ende detyrimin që kanë në bazë të Kodit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›