E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kodrat e Durrësit, si tempuj antikë

25/05/2005  Megjithëse janë ngritur pallatet shumëkatëshe dhe mjaft dhera arkeologjike janë derdhur jashtë qytetit, arkeologët kanë marrë kodrat veriore të qytetit të Durrësit.

Arsyeja është hulumtimi i tyre arkeologjik, ku deri tani janë zbuluar dy tempuj antikë. Grupi i arkeologëve që po merret tani me gërmimet në këtë zonë, drejtohet nga Iris Pojani.

Ndërsa brenda në qytetin antik ka rifilluar puna e përbashkët kërkimore-shkencore e arkeologëve vendas dhe të huaj, prej të cilave janë parashikuar edhe takime me përfaqësues të administratës lokale për rivlerësimin turistik të monumenteve historike dhe arkeologjike.

Burime zyrtare nga Departamenti Rajonal i Arkeologjisë, bëjnë të ditur se sapo ka përfunduar misioni i përbashket i specialistëve të këtij Departamenti dhe atyre francezë, të Universitetit të Lilës, për studimin e qeramikave të zbuluara në vite, pranë Kodrës së Dautes. Nën drejtimin e prof.Fatos Tartarit, për një muaj radhazi është punuar për studimin e plastikës në mijëra objekte qeramike, sipas një projekti të përbashkët, që do të përfundojë në vitin 2007.

Burimet shtojnë se një grup arkeologësh të drejtuar nga dr.Iris Pojani po vazhdojnë hulumtimet në kodrat veriore të qytetit, ku janë zbuluar tashmë dy tempuj arkaikë. Ndërsa, prof.John Wilkes, i cili vjen nga Londra për të katërtin vit radhazi, po punon për pasqyrimin stratigrafik të forumit rrethor bizantin në qendër të qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›