E Hënë, 2 Nëntor 2026

LZHK: Nuk bashkëpunojmë me Nanon

25/05/2005  Leka Zogu paraqet 100 kandidaturat

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Leka Zogu I, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë aleancë paszgjedhore me mazhorancën socialiste, të drejtuar nga Kryeministri Nano. Sipas drejtuesve të LZHK-së, kjo lëvizje do të dalë e vetme në zgjedhje, në të 100 zonat elektorale. “Rikonfirmojmë dhe një herë se nuk do të ketë aleancë paszgjedhore me partinë e Fatos Nanos. LZHK, Leka Zogu I, do të konkurrojë me 100 kandidatë në zona dhe me listë të hapur shumemërore”, thuhet në deklaratë. LZHK, Leka Zogu I, njofton se më datë 27 maj do të zhvillojë një miting në sheshin “Skënderbej” ku do të prezantojë 100 kandidatët për deputetë. “Ditën e premte, datë 27.05.2005, ora 19:00, në sheshin “Skënderbej”, udhëheqësi i LZHK-së, Mbreti Leka I, do të prezantojë 100 kandidatët, sipas zonave zgjedhore. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Leka Zogu I, fton qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme politike, e cila do të shoqërohet edhe me një koncert të madh festiv, në praninë e këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare”, thuhet në deklaratën e kësaj lëvizje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›