E Hënë, 2 Nëntor 2026

Muri antik i Demës, mbrojtës i Butrintit

25/05/2005  Është zgjeruar siti arkeologjik i Sarandës. Ditët e fundit, arkeologët kanë dhënë informacione të reja për arkeologjinë e këtij qyteti.

Duke pastruar territorin prej 8 km në jugperëndim të Sarandës, arkeologët kanë evidentuar një mur antik. Kjo ka të bëjë me murin e quajtur muri antik i Demës. Ky përbën një nga fortifikimet e ndërtuara në shekullin e V para Krishtit. Sipas arkeologëve, muri shërbente për mbrojtjen e territorit antik të Prasajbeve pranë zonës së Butrintit.

"Ndërhyrjet e pastrimit të territorit rreth 8 km në jugperëndim të Sarandës, kanë evidentuar qartësisht murin antik të Demës, një nga fortifikimet e ndërtura në shekullin V para Krishtit, i cili shërbente për mbrojtjen e territorit antik të Prasajbeve në zonën e Butrintit", është shprehur për angjecinë telegrafike të lajmeve, Dhimitër Çondi.

Sipas tij, gjurmët më të qarta të murit fortifikues të Demës janë më të dukshme në perëndim të Manastirit të Shën Gjergjit, ku ka qenë edhe hyrja në territorin e fortifikuar të Prasajbëve. Gjerësia e këtij ndërtimi me blloqe guri të mëdhenj katërkëndësh arrin në 9,60 m dhe përmasat janë 2 X 67 X 1 X1,53 m.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›