Mundësia e manipulimeve është e vogël

25/05/2005 Blackuill: Prezenca e madhe e monitoruesve është garanci më e madhe për votën e lirë
Berisha: Shqiptarët do t'i japin përgjigjen e duhur problemeve që ka vendi
Presidenti i Kompanisë amerikane të zgjedhjeve BG&R, ambasador Robert D. Blackuill, tha dje se mundësia e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme është shumë e vogël. Këtë deklaratë Blackuill e bëri gjatë zhvillimit të një tryeze për zgjedhjet, të organizuar nga Instituti Liberal Shqiptar. Në tryezën e djeshme merrte pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe krerë të partive aleate të opozitës, njerëz të medias, përfaqësues të shoqërisë civile etj.
Qëndrimi
Procesi i demokratizimit, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, integrimi i Shqipërisë dhe vendosja e shtetit ligjor ishin pikat, në të cilat ambasadori Blackuill u përqëndrua më shumë. “Në një vend ku zgjedhjet manipulohen, atëherë dhe pjesëmarrja e njerëzve në to është shumë e ulët. Por, dua t'ju them se ky është një proces në vazhdim dhe unë e di që zhvillimi i zgjedhjeve të para të lira dhe të ndershme është i vështirë. Por, unë dua t’ju them se në këto zgjedhje mundësia e manipulimit është shumë e ulët, pasi të gjitha shtetet Perëndimore i kanë kthyer sytë nga zgjedhjet e tre korrikut në Shqipëri. Këtë e tregon dhe numri i madh i vëzhguesve, që kanë ardhur në vendin tuaj”, tha Blackuill. Sipas tij, administrata amerikane dëshiron që më datë 3 korrik të dëgjojë lajmin se në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Presidenti Bush kur ngrihet në mëngjes, informacionet e para që merr janë zhvillimet globale në tërësi dhe zhvillimet në Irak. Për sa i përket Shqipërisë, ai duhet që më katër korrik në mëngjes të dëgjojë se janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Blackuill. Sipas presidentit të BG&R, një ndër pikat, ku duhet të mbështeten përpjekjet për një demokraci solide është lufta kundër korrupsionit dhe trafiqeve të çdo lloji. “Një ulje dramatike e korrupsionit, është një tjetër sfidë madhore për vendin tuaj. Përhapja e korrupsionit, përfshirë dhe korrupsionin politik, kërcënon vetë esencën e harmonisë shoqërore dhe të transformimit politik. Mjafton të kujtojmë thënien e mençur të Edumnd Burke. “Në një popull të korruptuar në përgjithësi, liria nuk mund të ekzistojë”, tha Blackuill.
Berisha
Kryetari i PD-së, në fjalën e tij, tha se opozita është e angazhuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai nuk la pa përmendur edhe kontributin e administratës së ish-presidentit Bush, në fillimin e viteve '90-të për rrëzimin e komunizimit në Shqipëri. “Duke iu rikthyer pak historisë, dua ta siguroj se në vitin '89, por dhe në vitin '90, unë dhe disa të tjerë, kishim vendosur të kundërshtonim regjimin me çfarëdo kosto. Kam qenë i bindur se nuk do të përmbysnim atëherë regjimin. Por së pari falë ndihmës shumë të çmuar të SHBA-së dhe administratës së Presidentit Bush, u bë e mundur që muri i Berlinit të bjerë dhe në Shqipëri. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë”, tha Berisha. Kreu demokrat u shpreh se PD dhe partitë aleate të saj besojnë se shqiptarët do të dinë t’i japin përgjigje në mënyrë të qytetëruar problemeve që shqetësojnë sot vendin.