KQZ: “Nuk janë regjistruar komisionerët”
Autori i Lajmit: red.
Problemet parazgjedhroe janë rishfaqur sërish në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Kur janë vetëm 24 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve në komunën e Kasharit, ende nuk janë regjistruar komisionerët. Sipas përfaqasuesve të këtij Komisioni, partitë politike vazhdojnë të ndjekin ritmin e zgjedhjeve të kaluara duke i bërë publikë emrat e komisionerëve në minutat e fundit, ndërsa kjo situatë bllokon edhe regjistrimin e kandidatëve në garë. Deri tani Partia Socialiste, Partia Demokristiane dhe grupimi “E majta për Integrim”, kanë prezantuar kandidatët e tyre për këtë komunë. Ndërsa PDK ka kërkuar mbështetjen e mazhorancës për kandidatin e saj, duket se opozita do të jetë e ndarë. Zgjedhjet e pjesshme në Kashar zhvillohen pasi kryetari i mëparshëm, Alfred Sulaj, është në gjykim, i akuzuar për shpërdorim të detyrës. Për këtë arsye zgjedhësit e Kasharit do të votojnë më 27 korrik për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008